Konfirmohet dueli ndërmjet Tyson Furyt dhe Sefer Seferit

Tyson Fury do të rikthehet në rin me datën 9 qershor, ndërsa kundërshtari i tij do të jetë shqiptari që jeton në Zvicër, Sefer Seferi.
Pasi i ka kaluar afro tre vite jashtë ringut, britaniku më 9 qershor do të zhvillojë meçin e shumëpritur në Manchester Arena.
Seferi, i cili zakonisht bën gara në kategorinë e peshave të mesme, ka një rekord prej 23-1.
Humbja e vetme në karrierën e 39-vjeçarit ka qenë nga Manuel Charr, për titullin ndërkombëtar WBA të peshave të rënda, në shtatorin e vitit 2016.
"Asnjëherë nuk kam menduar se do të më jepej rasti të dilja përballë Furyt - idhullit tim".
Fury është një legjendë e boksit e boksit në shekullin 21", ka thënë më herët shqiptari në një intervistë për 20 Minuten.

Në ndërkohë, britaniku ka humbur shumë në peshë në përgatitje për rikthimin e tij të madh.
Më herët gjatë këtij muaji, 29-vjeçari ka thënë se do t'i zhvillojë katër ose pesë meçe gjatë këtij viti. /Telegrafi/










































