LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Konfirmohen pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën tjetër të Euro 2024

Pesë skuadrat me të cilat Anglia mund të përballet në fazën e 16-të të fundit të Euro 2024 janë konfirmuar pasi fituan Grupin C.

Skuadra e Gareth Southgate bëri një paraqitje relativisht të dobët – në sytë e shumë mbështetësve – gjatë barazimit 0-0 me Slloveninë në Këln, por mjaftoi për të kryesuar grupin.

Barazimi 0-0 i Danimarkës me Serbinë do të thoshte se ata përfunduan në vendin e dytë përpara Sllovenisë, por vetëm shkaku i më pak golave.


Anglia ndalet edhe nga Sllovenia, por kualifikohet si lider i grupit
Lexo po ashtu Anglia ndalet edhe nga Sllovenia, por kualifikohet si lider i grupit

Tre Luanët tashmë do të presin me padurim se me kë do të përballen, duke qenë se kanë mbetur edhe dy grupe për t’u kompletuar.

Por, ata tani e dinë se mund të përballen vetëm me një nga pesë skuadrat e mundshme në fazën e 1/8-tës.

Për fat të mirë për Anglinë, ata nuk do të jenë në të njëjtin short si Spanja, Gjermania dhe Portugalia, të cilat fituan grupet e tyre përkatëse. Dhe Franca, e cila përfundoi e dyta në Grupin D, është gjithashtu në anën tjetër të shortit.

Por, Anglia mund të përballet me Holandën, e cila përfundoi e treta në Grupin D pas humbjes së saj dramatike 3-2 ndaj Austrisë mbrëmjen e së martës.

ITV konfirmoi se ndonjëra nga katër skuadrat në Grupin E – Belgjika, Rumania, Sllovakia dhe Ukraina – janë të gjitha kundërshtare të mundshme për Anglinë.

Prandaj, cilado nga këto katër skuadra të përfundojë e treta në grupin e tyre, si dhe Holanda, mund të përballet me Anglinë në 1/8-ten – megjithëse varet nga renditjet përfundimtare kur bëhet fjalë për skuadrat më të mira të vendit të tretë.

Grupet F dhe G luajnë ndeshjet e tyre të fundit sot (e mërkurë) në mbrëmje, deri në atë moment do të kemi një pasqyrë të plotë për shortin final për fazan e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori