LAJMI I FUNDIT:

Me koncertin e madh “Fest Flaka” përmbyllet manifestimi Flaka e Janarit 2022  

Me koncertin e madh “Fest Flaka” përmbyllet manifestimi Flaka e Janarit 2022  

Sonte në Gjilan është përmbyllur edicioni i 31-të me radhë i manifestimit mbarëkombëtar ‘Flaka e Janarit 2022’, i cili në mënyrën më sublime nderoi sakrificën e dëshmorëve përmes trajtimit dhe afirmimit të vlerave artistike.  

Ky manifestim u mbajt në vitin jubilar, 40-vjetorin e vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe të Kadri Zekës, andaj në hapje të këtij edicioni të „Fest Flakës“ këngëtari Korab Shaqiri ka kënduar këngën “Këngë e pambaruar” e kompozuar nga Naim Gjoshi, me tekst të Ilir Shaqirit dhe Engjëll Gjokajt, e orkestruar nga Valton Beqiri.  

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në rolin e nikoqirit, ka thënë se përmes këtij manifestimi unik, kulturor e artistik nderohen përjetësisht dëshmorët e të rënët për lirinë të cilën e gëzojmë ne sot.  


“Flaka e Janarit” përkujton heroizmin e vëllezërve Gërvalla, Kadri Zekës, Rexhep Malajt e Nuhi Berishës, të cilët flijuan gjithçka për kombin, kurse rikthen edhe pjesën tjetër, atë artistike e kulturore, e cila edhe sot e kësaj dite frymëzon gjeneratat që vijnë pas tyre.  

Hyseni ka folur për të gjitha aktivitetet që u zhvilluan në këtë “Flakë të Janarit” e që ishin të shumta në këtë përvjetor.   

‘Edhe në vitin që vjen e viteve që na presin „Flaka e Janarit“ do të jetë edhe më e begatshme e flakadanët do të ndizen, kujtimet do të rikthehen, heronjtë do të ngjallen mes nesh e brezat e rinj do të mësojnë për heronjtë tanë“, ka thënë Hyseni, duke shpallur të hapur “Fest Flakën”.  

Në pjesën artistike janë paraqitur: “Për mu paska qenë kismet” – Genta e Greta Azizi, “Seç po frynë një fllad pranvere” – Merita Sahiti, “Ja na erdhi tash pranvera” – Mefail Ibrahimi, “Po më rreh zemra si valë deti” – Herolinda Bucaliu, “Ç’na qudite me bukuri” – Rina Kurteshi, “Të kam dasht dhe të dua” – Leotrimi.  

Drejtor artistik i këtij edicioni ishte Mehmetali Arifi, derisa formacioni orkestral i Trupës Artistike Muzikore, që u shqua për interpretim, u drejtua nga Mentor Latifi.   

Më pas interpretuan edhe këta këngëtarë: Hatixhe Nushi – „Kosovarja e Bukur“, Majlinda Bajrami – „Vallë si qenka bërë dynjaja“, Visar Peja – “Të deshta me hakikat”, Ylberina Abdyli me potpuri nga jugu, “Karajfili i kuq si gjaku” – Egzona Salaj, “Këngë për Çerçiz Topullin” – Enkelejda Arifi, “Ndale djallin moj Evropë”, “Pa bashkim nuk ka fuqi” – Kastriot Tusha, Hekuran Bllaca dhe Burim Demiri.  

Në këtë manifestim janë përkujtuar edhe të gjitha ata që kanë dhënë kontribut për “Flakën e Janarit” e që nuk janë në mes nesh dhe pranë emrave të të cilëve janë vendosur lule.  

Më plaket u nderua Florent Boshnjaku, kompozitor edhe atë për afirmimin e vlerave autoktone muzikore, të cilën ia ndau kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili njëherësh e ka shpallur të mbyllur për sivjet manifestimin “Flaka e Janarit 2022”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Lajme
Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Kronika e Zezë
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori