Nga: Robert D. Kaplan / The Wall Street Journal
Përktheu: Agron Shala / Telegrafi.com
Revista “Commentary”, në nëntorin e vitit 1979 ka botuar një prej eseve më të rëndësishëm të shekullit XX: “Diktaturat dhe standardet e dyfishta”, nga Jeane J. Kirkpatrick, që do të bëhet ambasadore e Presidentit Reagan në Kombet e Bashkuara. Regjimet autoritare të krahut të djathtë, shpjegoi ajo, kontrollonin vetëm levat e pushtetit dhe kështu nuk i ngacmonin “ritmet e zakonshme” të shoqërive tradicionale; as nuk ishin të prira për revolucion. Kështu, i lanë vendet e tyre të paprekura. Sistemet dhe ideologjia komuniste u përpoqën t’i rindërtonin shoqëritë, duke pretenduar “juridiksion mbi gjithë jetën” e popujve të tyre dhe, për këtë arsye, në dekadat në vijim i shkatërruan krejtësisht ato – fund e krye.
Ndonëse fokusi i Kirkpatrickin ishte te regjimet komuniste në Botën e Tretë, nuk mund të gjendet shembull më i mirë për këtë sesa Rusia, një shoqëri e evropianizuar në mënyrë sipërfaqësore, që për më shumë se 70 vjet e mbajti komunizmin. Kur sistemi sovjetik më në fund u shemb, në vitin 1991, rezultat nuk ishte stabiliteti, por një dekadë pranë anarkie. Me një trashëgimi të tillë, tirania e Vladimir Putin vazhdoi në mënyrë organike
Z. Putin është përshkruar saktë si fashist, për shkak të kultit të tij të personalitetit dhe sulmit të egër ultranacionalist ndaj Ukrainës. Por, meqenëse e djathta ekstreme dhe e majta ekstreme kanë pasur gjithmonë ngjashmëri të çuditshme të përbashkëta në metodat e tyre të kontrollit dhe të demonizimit të armiqve, është gjithashtu e vërtetë që z. Putin ka qenë sovjetik në stilin e vet të sundimit. Ka grumbulluar më shumë pushtet personal se çdo rus tjetër, që nga Josif Stalini.
Shumë prej tyre ishin naivë kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991, duke menduar se komunizmi ishte lënë në një të kaluar të pakthyeshme. Tri dekadat e fundit kanë rezultuar të jenë thjesht një fillim i rremë për Rusinë, sepse problemet e komunizmit janë ende me ne. Revolucioni rus nuk ishte i paracaktuar. Ishte çështje e shumë faktorëve të parëndësishëm dhe të rastësishëm. Sikur Cari Nikolla II të kishte mbetur në pushtet, Rusia ka të ngjarë të kishte evoluar në një monarki të papërsosur kushtetuese, por jo në monstruozitetin vrastar të 100 vjetëve të fundit. Për ta kanalizuar përsëri Kirkpatrickun, opsioni i krahut të djathtë do të kishte bërë shumë më pak dëm për Rusinë sesa ai i krahut të majtë.
Asgjë më mirë nuk e zbulon trashëgiminë sovjetike të z. Putin sesa struktura dhe performanca e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Disa vite të përfshirjes me forcat tokësore të ShBA-së, më kanë mësuan se ushtria perëndimore ndërtohet rreth korpusit të saj të nënoficerëve: rreshterët dhe nëntetarët e ndryshëm që imponojnë krenarinë dhe disiplinën mbi trupat. Ushtria ruse që z. Putin e dërgoi në Ukrainë, mezi kishte një trup nënoficerësh. Kjo nuk kishte shumë rëndësi për mercenarët dhe njësitet e forcave speciale që kishin luftuar në betejat e vogla të z. Putin.
Por, me forcën e madhe konvencionale ruse në Ukrainë, ka qenë vendimtare mungesa e një korpusi të fortë dhe kompetent nënoficerësh. Kjo është arsyeja se pse kaq shumë gjeneralë rusë janë vrarë: Në vend që të qëndrojnë në pjesën e pasme të drejtimit të lëvizjeve në shkallë të gjerë, si në një ushtri perëndimore, ata janë vendosur në front dhe për këtë arsye janë të pambrojtur. Një ushtri që është produkt i demokracisë perëndimore e decentralizon vendimmarrjen nëpër grada. Një ushtri që është produkt i një sistemi sovjetik, nuk e bën këtë.
Rusia post-Putinit nuk është aspak pranë nesh. Perëndimit do t’i duhet të jetë i durueshëm dhe mirëkuptues. Kirkpatrick ishte vetë e kujdesshme në lidhje me imponimin e demokracisë në shoqëritë që kishin pak përvojë me të. “U deshën shtatë shekuj për t’u përshkuar kjo rrugë në Britani – që nga Magna Carta deri te Akti i Trashëgimisë, te Ligjet e Reformës së Madhe më 1832, 1867 dhe 1885”, shkroi ajo. Sa i përket historisë amerikane, ajo “nuk jep bazë më të mirë për të besuar se demokracia vjen lehtë, shpejt ose falas”.
Daniel Patrick Moynihan na kujtoi se e vërteta qendrore konservatore është se kultura, jo politika, e përcakton suksesin e një shoqërie. Kultura ruse prej dekadash mbetet viktimë e një regjimi revolucionar të krahut të majtë që sot ndiqet nga variacioni putinesk. Kalbja e ushtrisë reflektohet te forcat e errëta në shoqërinë dhe politikën ruse në përgjithësi – forca që ka të ngjarë ta zbulojnë veten në rast të një vakumi të pushtetit.
Nëse humbja ushtarake e z. Putin në Ukrainë çon përfundimisht në trazira në Moskë, drama vetëm se do të rritet. Një Rusi pas Putinit do të vazhdojë të jetë sfida më e madhe gjeopolitike e Evropës, dhe kështu ne duhet të jemi të kujdesshëm për zgjidhjet e shpejta në shoqërinë ose në politikën ruse.
Por, për shkak se brutaliteti rus në Ukrainë është pjesërisht rezultat përfundimtar i një shekulli të ideologjisë, rrjedh se shkëputja nga ideologjia ofron shpresën më të mirë për të ardhmen. Ende mund të vijë ajo ditë kur Perëndimit do t’i duhet ta ndihmojë Rusinë. Kirkpatrick, realistja gjithnjë shpresëdhënëse, e përfundoi esenë e saj kështu: “Idealizmi liberal nuk duhet të jetë identik me mazokizmin dhe nuk duhet të jetë i papajtueshëm me mbrojtjen e lirisë dhe interesit kombëtar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje