Komunikacioni në Maqedoni pa ndalesa, autoritetet apelojnë për vozitje të kujdesshme

Komunikacioni në rrugët shtetëtore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndalesa.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
LAMM informon se autostrada Milladinovcë - Shtip, pjesa Milladinovcë - Kadrifakovë - Milladinovcë, nuk është lëshuar për qarkullim. Ata apelojnë tek gjithë shoferët, që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë.
LAMM gjithashtu rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































