LAJMI I FUNDIT:

Komunat do të mund të bëjnë punësime në çerdhet për fëmijë edhe gjatë periudhës parazgjedhore

Komunat do të mund të bëjnë punësime në çerdhet për fëmijë edhe gjatë periudhës parazgjedhore

Sot, Ministrja për punë dhe politikë sociale, Milla Carovska e cila së bashku me zëvendësministrin për kulturë, Vlladimir Llazarovski morri pjesë në seancën e rregullt të Këshillit të Sindikatës së pavarur për arsim,shkencë dhe kulturë (SASHK) tha nëse se ka nevojë për punësime urgjente në çerdhet për fëmijë gjatë periudhës parazgjedhore, komunat mund të investojnë për nevojat e qytetarëve të cilëve ju shërbejnë dhe të rrisin numrin e të punësuarve, ndërsa Ministria për punë dhe politikë sociale pas periudhës zgjedhore do të japim pajtim për të njejtat dhe të punësuarit e rinj do të përfshihen në kuadrin e institucionit ku janë pranuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me përfaqësuesit e SASHK biseduam për shumë çështje, ndër të cilat edhe ndërrimi i dytë në çerdhet për fëmijë, harmonizim plotësues i Marrëveshjes kolektive ose rritjen e pagës së edukatorëve në çerdhe që nga ky vit dhe ky trend të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm. Sa i përket punës me dy ndërrime, vlerësojmë se qytetarët e kanë këtë nevojë dhe ne si Qeveri veprojmë sipas nevojave të qytetarëve”, u shpreh Carovska.

Carovska poashtu theksoi nevojën për rritjen e numrit të të punësuarve në çerdhet për fëmijë dhe shtoi se në 11 vitet e kaluara është krijuar mungesë e kuadrit të çerdheve me mbi 2.000 persona, numër ky që, sipas saj, tregon rrënimin sistematik të mbrojtjes së fëmijëve në Maqedoni./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori