Komuna Qendër - Zhupë do të bëhet me sallë sportive

Komuna Qendër - Zhupë do të bëhet me sallën e parë sportive. Nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, atëherë punimet do të përfundojnë së shpejti dhe salla do të lëshohet në shfrytëzim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Salla është ndërtuar në oborin e shkollës nëntëvjeçare ''Mustafa Qemal Ataturk''. Salla financohet me mbështetje të qeverisë dhe është pjesë e projekteve të sallave sportive.
Kryetari i komunës Qendër - Zhupë, Arian Ibraimi thotë se tash e tutje çdo aktivitet kulturor dhe sportiv në të ardhmen do të mbahet në këtë sallë, e cila do të ketë 300 ulëse, zhveshtore, si edhe hapësira tjera që duhet t'i ketë një sallë e standardit të këtillë.
Për këtë sallë janë investuar 330 mijë euro./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































