LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Zveçanit thellon bashkëpunimin me Drenasin, Peci: Ditë e veçantë për ne

Komuna e Zveçanit thellon bashkëpunimin me Drenasin, Peci: Ditë e veçantë për ne

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci sot ka takuar kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin me të cilin ka nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërkomunal.

Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qëllimi i bashkëpunimit mes dy komunave është ofrimi i shërbimeve nga ana e komunës se Drenasit për nevojat e komunës së Zveçanit.

“Sot, ishte një ditë e veçantë për Komunën e Zveçanit së bashku me një pjesë të stafit takova kryetarin e komunës se Drenasit Ramiz Lladrovci, ku nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet komunës se Drenasit dhe Zveçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Ligjin për bashkëpunimin ndër komunal dhe ligjin për Arbitrazhin.


Qëllimi i bashkëpunimit është ofrimi i shërbimeve nga ana e komunës se Drenasit për nevojat e komunës së Zveçanit, si ofrimi i shërbimeve për sektorët Buxhet, Financa dhe Administratë të përgjithshme, Fushën e Prokurimit dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Burri nga Kosova ther me thikë rëndë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Specialja i referohet

Specialja i referohet "Kosovo i Metohija", avokati Bajraktari: Ka fakte që procesi është i manipuluar nga Serbia

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Lajm jo të mirë për kosovarët që duan të punojnë në Gjermani

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

Quni pret kërkim falje nga Kurti për fjalën “hajvan”, për ta rishqyrtuar vendimin për konsultim

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

U raportua se deputetja e re e PDK-së do të kalojë në LVV, flet Kosovare Murseli

Macron - Vuçiqit: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kusht thelbësor për integrimin në BE

Macron - Vuçiqit: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, kusht thelbësor për integrimin në BE

Kalo në kategori