Komuna e Prizrenit dhe MPB-ja diskutojnë për akomodimin e të riatdhesuarve

Çështja e akomodimit të personave të riatdhesuar në territorin e Komunës së Prizrenit, është diskutuar në takimin që kryetari Shaqir Totaj ka zhvilluar me udhëheqësen e Divizionit për Pranim dhe Akomodim në Departamentit për Riintegrimin e Personave te Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në MPB, Violeta Berisha.
Me këtë rast është diskutuar nevoja për bashkëpunim ndërinstitucional dhe angazhim konkret për përmirësimin e kushteve për këtë kategori.
“Takimi kishte për qëllim gjetjen e mënyrave për përmirësimin e kushteve për këta individë dhe përkrahjen e procesit të riintegrimit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































