Komuna e Prizrenit apelon për qetësi dhe vigjilencë pas tërmetit

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se pas tërmetit me epiqendër në këtë territor, për momentin nuk janë raportuar incidente.
Situata mbetet e qetë dhe po monitorohet vazhdimisht nga institucionet përkatëse në bashkëpunim me Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë.
Qytetarët janë udhëzuar të ruajnë qetësinë, të mos krijojnë panik dhe të qëndrojnë vigjilentë. Ekipet emergjente janë në gjendje të plotë gatishmërie për çdo nevojë apo raportim.
Numrat për kontakt emergjent janë:
• 112 – Qendra e Thirrjeve Emergjente
• 192 – Policia e Kosovës
• 193 – Shërbimi i Zjarrfikësve
• 194 – Emergjenca Mjekësore
Komuna e Prizrenit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
8 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































