Komuna e Prishtinës, konkretisht drejtoria e inspekcionit, sot ka rrënuar disa mure ndarëse pa leje në lagjen Dardania.

Pjesët e rrënuara, inspekcioni thotë se janë ndërtuar pa lejen e komunës.


Këtë e ka bërë të ditur komuna e Prishtinës, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:Drejtoria e Inspekcionit sot ka filluar ekzekutimin e disa vendimeve për rrënim në lagjen Dardania. Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve. Drejtoria e Inspekcionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rendin ligjor dhe urdhëresat e inspektorëve. Në të kundërtën, për çdo zhvillim të punimeve pa leje, rrënimi është i pashmangshëm!

auto 79532665 2927600443951826 4318139031108976640 n1576673835

auto 79802897 2927600567285147 5714319606391242752 n1576673836

auto 80467804 2927600313951839 7818418071747428352 n1576673839