Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e rregullt, të mbajtur sot, ka miratuar kërkesën e Kryetarit të Komunës për nismën e procedurës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në formën e binjakëzimit të Podujevës me Qytetin Velbert të Gjermanisë, kurse nuk ka miratuar vendimin për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2018 në vitin 2019 dhe destinim në kategori të caktuara buxhetore.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë:
Kuvendi i Komunës të Podujevës, në mbledhjen e rregullt, të mbajtur sot, ka miratuar kërkesën e Kryetarit të Komunës për nismën e procedurës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në formën e binjakëzimit të Podujevës me Qytetin Velbert të Gjermanisë, kurse nuk ka miratuar vendimin për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2018 në vitin 2019 dhe destinim në kategori të caktuara buxhetore.
Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të cilën e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit, Fatmir Gashi, e ku ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe drejtorët e drejtorive.
Në mbledhjen e sotme është shqyrtuar kërkesa e Kryetarit të Komunës, Agim Veliu, për nismën e procedurës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në formën e binjakëzimit; propozim vendimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2018 në vitin 2019 dhe destinim në kategori të caktuara buxhetore; propozimi i Plani i punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB për vitin 2019; Propozim vendimi për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KED si dhe është prezantuar informata e Drejtorisë së Kulturës Rinis dhe Sportit rreth; -Aktiviteteve të DKRS-së gjatë vitit 2018 dhe mbështetjet-përkrahjet buxhetore për shoqata të ndryshme joqeveritare dhe klubet sportive, -Bibliotekës së Qytetit, si dhe -Klubit të Futbollit Llapi – Podujevë.
Me kërkesën e grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje si pikë e veçantë e rendit të ditës ka hyrë edhe propozimin i vendimit të këtij subjekti politik që kompanisë KEDS t’i ndalohet vendosja e njehsorëve elektrikë të ekonomive familjare në shtyllat e rrjetit elektrik.
Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, arsyetoi kërkesën e Kryetarit të Komunës për nismën e procedurës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në formën e binjakëzimit.
Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje Kuvendi miratoi kërkesën – nismës së bashkëpunimit komunal ndërkombëtar – binjakëzimit me Qytetin Velbert në Gjermani dhe vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës për fillimin e konsultimeve për bashkëpunim komunal ndërkombëtar – binjakëzim me Qytetin Velbert në Gjermani.
Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Isuf Latifi, arsyetoi propozimin e vendimi për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2018 në vitin 2019 dhe destinim në kategori të caktuara buxhetore.
Drejtori Latifi tha se të hyrat vetanake të pashpenzuara të Komunës së Podujevës, në vitin 2018 janë në një shumë prej 673, 963.00 euro dhe të njëjtat barten në projekte të financuara në vitin e kaluara e që janë bartur në vitin buxhetor 2019.
Mjetet buxhetore të bartura janë planifikuar të destinohen në kategoritë buxhetore dhe programet e administratës komunale në vlerë prej 544,421.39 euro, shëndetësi, 60,000.00 euro dhe në arsim 69.541.61 euro.
Këshilltarja e LDK-së, Fatlume Jaha, i dha përkrahje bartjes së mjeteve të të hyrave vetanake nga viti 2018 në vitin 2019 dhe shpenzimin e në kategori të caktuara buxhetore. Ndërsa, vërejtje për bartjen e të hyrave vetanake kanë bërë këshilltarët komunalë: Lirika Maliqi (LVV), Rafet Llapashtica (PDK), Agron Hyseni (LDK).
Sqarime për destinimin e të hyrave vetanake në kategori të caktuara buxhetore kanë dhënë Hamdi Jaha – drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe Faik Muçiqi – drejtor i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim.
Pas diskutimeve lidhur me këtë pikë Kuvendi nuk miratoi vendimin për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2018 në vitin 2019 dhe destinim në kategori të caktuara buxhetore.
Kuvendi në mbledhjen e sotme miratoi Planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB për vitin 2019.
Gjithashtu u Kuvendi miratoi vendimin për dhënien e pronave të paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatshkurtër Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS .
Në mbledhjen e sotme drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës Rinis dhe Sportit (DKRS), Donika Sfishta, prezantoi një informatë për aktivitetet e DKRS-së gjatë vitit 2018 dhe mbështetjet-përkrahjet buxhetore për shoqata të ndryshme joqeveritare dhe klubet sportive, Bibliotekës së Qytetit, si dhe -Klubit të Futbollit Llapi – Podujevë.
Kuvendi nuk miratoi propozimin e grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që kompanisë KEDS t’i ndalohet vendosja e njehsorëve elektrik të ekonomive familjare në shtyllat e rrjetit elektrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë