Komuna e Mitrovicës Veriore njofton se ka filluar aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje

Komuna e Mitrovicës Veriore ka njoftuar se tashmë ka filluar aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje.
Në noftim thuhet se komuna është organi kompetent për trajtimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve të kategorisë 1 dhe 2, shkruan Telegrafi.
“Ju njoftojmë se ka filluar aplikimi për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Komuna është organi kompetent për pranimin dhe trajtimin e aplikimeve për legalizimin e ndërtimeve të kategorisë I dhe II”, thuhet në njoftim.
Komuna ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë ndërtime pa leje të kësaj kategorie, të paraqesin aplikimin e tyre brenda afateve të përcaktuara. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































