Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur anëtarët tjerë të Grupit punues të Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Qeverinë e Serbisë në Bruksel, Arben Çitaku, sekretar i përhershëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Rashid Qalaj, drejtor i Operativës në Policinë e Kosovës, me të cilët ka biseduar për situatën e krijuar pas ndërtimit të murit në pjesën veriore të qytetit, fare afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve të komunës së Mitrovicës Veriore.
Sipas një njoftimi të Komunës së Mitrovicës, Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, pasi i kanë vlerësuar si të arsyeshme reagimet e qytetarëve të të dyja komunave të Mitrovicës dhe të të gjitha përkatësive etnike lidhur me ndërtimin e një muri në pjesën veriore të qytetit, afër urës kryesore mbi lumin Ibër, nga ana e drejtuesve të komunës së Mitrovicës Veriore, kanë konstatuar se ndërtimi i këtij muri nuk parashihet me marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për rivitalizimin e urës.
Prandaj, thuhet më tej në njoftim, ata ndërtimin e murit të lartpërmendur, të lartë rreth dy metra, e konsiderojnë të paligjshëm dhe ilegal, që i dëmton përpjekjet e përgjithshme për stabilizimin e plotë të gjendjes në Mitrovicë dhe përmirësimin e raporteve ndëretnike këtu.
“Anëtarët e Grupit punues të Qeverisë së Kosovës për bisedimet me Qeverinë e Serbisë në Bruksel, Bahtiri, Çitaku e Qalaj, njoftojnë opinionin e gjerë se këtë çështje e kanë ngritur dhe janë e diskutuar në të gjitha institucionet relevante vendore e ndërkombëtare, duke përfshi këtu edhe përfaqësuesit e ambasadave të shteteve të huaja në Republikën e Kosovës. Një takim i këtillë është duke u mbajtur në Prishtinë, ku pas qëndrimit në Mitrovicë dhe shikimit nga afër të murit, ata janë pjesëmarrës të këtij takimi”, thuhet në njoftim.
Po ashtu thuhet se kryetari Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, bëjnë të ditur se institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës ua kanë bërë me dije drejtuesve të Mitrovicës Veriore se ndërtimi i murit është i paligjshëm dhe se menjëherë duhet të ndërpriten punimet për ndërtimin e tij, pasi që ai nuk e ka vendin aty në asnjë mënyrë.
“Kryetari Bahtiri, Çitaku dhe Qalaj, thanë në takim se i mirëkuptojnë reagimet e qytetarëve të Mitrovicës ndaj këtij vendimi provokues të autoriteteve të komunës së Mitrovicës Veriore, andaj edhe apelojnë tek ata që të mos bien pre e provokimeve dhe që të ruajnë paqen dhe qetësinë, që me aq shumë mund e angazhime, para së gjithash të vet qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike dhe të institucioneve vendore e ndërkombëtare, është arritur që të stabilizohen”, përfundohet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë