LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjilanit dhe MTI konfirmojnë bashkëpunimin për zonën ekonomike

Komuna e Gjilanit dhe MTI konfirmojnë bashkëpunimin për zonën ekonomike

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në një takim pune këshilltarin politik të ministrit Shala, Enver Hajrullahu, ku bashkërisht kanë konfirmuar angazhimin e plotë të dy institucioneve për themelimin dhe financimin e zonës ekonomike në Gjilan.

Nënkryetari Ismajli, ka thënë se Gjilani si komuna më e madhe e këtij regjioni, ka në planin e saj dinamik themelimin e zonës ekonomike në një hapësirë prej 52 hektarëve dhe me këtë pretendohet që përpos kushteve më të mira infrastrukturore, të bëhet edhe tërheqja e investitorëve të rinjë në drejtim të kësaj pjese të Kosovës.

“Është interes i përbashkët i të gjithë neve që të kemi një zonë ekonomike funksionale në kuadër të mbështetjes dhe zhvillimit të sektorit privat, por edhe me qëllim të ndikimit direkt në zbutjen e papunësisë. Planifikimi i Komunës është që kjo zonë të ndërtohet në një pozitë strategjike zhvillimore të integruar edhe në autostradën e cila kalon nëpër Gjilan. Komuna ka kapacitetet e saja që të investoj në infrastrukturën e zonës, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë”, ka thënë nënkryetari Ismajli.


Nga ana e tij, këshilltari politik i ministrit Shala, Enver Hajrullahu, ka konfirmuar se MTI do t’i qëndroj afër Komunës së Gjilanit në këtë investim që ka impakt në zhvillimin ekonomik.

Ai, gjithashtu, ka thënë se sikur edhe në shumë qytete të Kosovës ku MTI është duke punuar në zonat ekonomike. edhe Gjilani do të ketë mbështetjen maksimale në këtë projekt të madh që do të jetë me interes për të gjitha Komunat e regjionit të Gjilanit, Kumanovës dhe Luginës së Preshevës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Dhurata më e bukur e fundvitit? Një makinë e re nga Auto Mita

Ekonomi
Kalo në kategori