Komuna e Ferizajt gjatë muajve të fundit ka realizuar një varg projektesh kapitale në infrastrukturën rrugore. Vetëm gjatë sezonit veror mbi 25 kilometra rrugë e rrugica u asfaltuar nëpër rrugë e lokale. Për realizimin e gjithë këtyre projekteve ishte edhe premtim elektoral i kryetarit të kësaj Komune Agim Aliu.

Meriton Hajdini, drejtor i Infrastrukturës në Komunën e Ferizajt, ka thënë për Telegrafin se po vazhdojnë projektet kapitale për asfaltim të rrugëve nëpër lagje të fshatrave. Sipas tij përveç inaugurimit të segmentit të parë të nënkalimit afër Stacionit Policor janë realizuar edhe dhjetëra projekte të tjera me qëllim që qytetarët ta kenë më të lehtë qarkullimin.


“U asfaltuan shumë rrugë kryesore në qytet dhe në fshatra, si asfaltimi i rrugës kryesore dhe trotuarit në fshatin Prelez, filluam rikonstruimin e rrugës kryesore edhe në Kosinë, u asfaltuan mbi 25 km rrugë në fshatrat Jezerc, Softaj, Fshat i Vjeter, Bibaj, Greme, Burrnik, Lloshkobare, Komogllavë, Mirash, Prelez, Saraishtë, Sojevë, Zaskok, Pleshinë e shumë lokacione të ndryshme. Shumë nga këto projekte janë edhe në zhvillim e sipër, ku punimet janë duke vijuar pandërprere”, ka thënë Hajdini.

Sipas tij, pas përfundimit të rrugës "Ahmet Kaçiku", në Ferizaj si segment kryesor në qytet, tashme kanë filluar edhe rikonstrumin e segmenteve kryesore tjera si rruga "Besim Rexhepi",  "Cen Dugolli", "Tahir Sinani" si dhe së shpejti edhe rruga. "Bedri Asllani".

“Te gjitha këto projekte qe janë pjese e vazhdës së filluar me herët për transformimin komplet të zonës urbane të Ferizajt”, ka thënë Hajdini. /Telegrafi/

454495311 1028349901987748 5700869887376817146 n

454522782 1028349795321092 2038173866837083841 n default

454884988 1028350161987722 7182970648234416732 n

454652963 1028350178654387 5338064923215762825 n default

454732208 1028350248654380 2606972124219047907 n default

455675760 1032574054898666 9047446679783727138 n

457815833 1521233148788710 6535926220044596601 n

456558766 428893363534948 8729396768688721456 n