Ministria e Arsimit ka premtuar mësimin dual në shkolla që nga viti i ardhshëm që përfshin edhe bashkëpunimin me kompanitë vendore për përgatitjen e nxënësve.
Mësimi dual nënkupton që aftësimi në një kompani kombinohet me një lëndë të një shkolle profesionale.
Kompanitë janë të gatshme për këtë lloj bashkëpunimi, por kanë disa kushte.
“Do të ishte më efikase të fillohet me industrinë e IT-së, pasi edhe kërkesa për këtë sektorë është e madhe. Mirëpo Qeveria duhet ta ketë parasysh që kostoja e aftësimit të këtyre nxënësve është shumë e lartë për ta bartur kompania, kështu që është me rëndësi që Qeveria të ketë mbështetje edhe për kompanitë”, deklaroi përfaqësuesi i një biznesi, Faton Sopa.
Fjolla Ismaili nga Oda e Afarizmit thotë se aplikimi i mësimit dual do ta ulte nivelin e papunësisë në vend, përcjell Telegrafi.
“Ne konsiderojmë se aplikimi i sistemit dual do ta ulte nivelin e papunësisë në vend. Pas memorandumit me Ministrinë e Arsmit, ne kemi filluat të hulumtojmë për të parë se cilat janë kërkesat e tregut për të bërë orientimin e studentëve në ato profesione të cilat janë të nevojshme’, deklaroi Fjolla Ismaili.
Edhe njohësit e çështjeve të arsimit po thonë se ky sistem duhet të përkrahet, por kërkojnë më shumë detaje.
“Fillimi i mësimit dual është një ide që duhet të përkrahet, por para se të ketë një ide të tillë duhet një analizë gjithëpërfshirëse nëse komuniteti i biznesit mund të ofrojë një mësim të tillë për të gjitha shkollat. Pra a ka kapacitete biznesi në tërësi dhe a janë të vetëdijshëm për kurrikulat që zbatohen në arsimin profesional dhe ndërlidhshmërinë e tyre me tregun e punës”, deklaroi eksperti i arsimit Mirlind Behluli.
Ndryshe, arsimi dual nuk është përfshirë në planin qeverisë të Qeverisë Kurti 2./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri