LAJMI I FUNDIT:

Kompanitë e përpunimit të ushqimit nga Kosova marrin nga përvoja e Vitaminkës në Maqedoni

Kompanitë e përpunimit të ushqimit nga Kosova marrin nga përvoja e Vitaminkës në Maqedoni

Të zhvillosh një kompani, të zgjerosh linjat e prodhimit, të përmirësosh produktet dhe të zhvillosh produkte të reja bashkërisht janë pikësynimi i shtatëmbëdhjetë kompanive të përpunimit të ushqimit dhe konditorisë nga Kosova që janë pjesëmarrëse të programit “Coaching for Growth” (Këshillimi për Zhvillim) nga CEED Kosova. Më 26 shtator 2018, përfaqësues të këtyre kompanive vizituan prodhuesin maqedonas Vitaminka, në kuadër të aktivitetit të ndarjes së mësimeve dhe përvojave.

“Të shohësh direkt se si punon një kompani e ngjashme, cilat janë sfidat me të cilat ata përballen dhe zgjidhjet që gjejnë të ndihmon të kuptosh më mirë gjendjen e kompanisë, të vlerësosh tregun dhe të përmirësosh strategjinë, performancën dhe praktikat”, tha Kreshnik Lleshi nga CEED Kosova që organizoi vizitën.

Grupi nga Kosova vizitoi linjën e prodhimit të disa llojeve të biskotave të kompanisë Vitaminka dhe më pas pati takim me menaxhmentin e lartë të kompanisë, ku mësuan më shumë për historinë, vizionin, prodhimin dhe në veçanti për zhvillimin e produkteve të reja dhe zgjerimin në tregje të reja.
Bujar Istrefi, menaxheri i përgjithshëm në kompaninë Missini tha se vizita ishte mjaft e dobishme, sidomos lokacioni i përzgjedhur për këtë vizitë studimore.


“Vizita na krijoi mundësinë të shohim direkt sa serioze është kjo kompani në aspekt të operacioneve, ndarjes së sektorëve dhe si kanë përcaktuar hapësirat për secilën linjë prodhimi”, tha Istrefi.

Për të, disiplina, masat e higjienës dhe proceset e kompanisë ishin për t’u veçuar dhe “vizita zgjoi dëshirën për të parë mundësinë për të investuar edhe ne në
makineri më të sofistikuara”.

Programi “Coaching for Growth” është program 9-mujor i krijuar në mënyrë specifike për kompani të përpunimit të ushqimit dhe konditorisë në Kosovë për t’i përkrahur ato të përmirësojnë produktet dhe të zhvillojnë të reja, si dhe të rrisin kapacitetet e tyre. Programi përkrahet nga projekti Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe që implementohet nga Swisscontact dhe Instituti Riinvest. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori