LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Legjislacion për çështjen e deputetit Etem Arifi: Osmani të veprojë në bazë të ligjeve

Komisioni për Legjislacion për çështjen e deputetit Etem Arifi: Osmani të veprojë në bazë të ligjeve

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë̈ Kundër Korrupsionit, ka përfunduar mbledhjen, ku në rend dite ishte shqyrtimi i kërkesës së Kryetares së Kuvendit që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi, si dhe shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit.

Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj tha se në kërkesat që i kanë pas në komision nuk kanë qenë qështje për
të cilat komisioni e ka për detyrë të jap interpretime.


Lidhur me kërkesën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani për mandatin e deputetit Etem Arifi, Selmanaj tha se është kërkesë e pabazuar dhe në kundërshtim me rregulloren e komisionit.

“Është një kërkesë e pabazuar dhe në kundërshtim me rregulloren e drejtuar nga ana e kryetares së Kuvendit. Ne nuk trajtojmë çështjet e përfunduara ligjore. I bëjmë thirrje që adresimet që i bëhen këtij komisioni të mos bëhen me kërkesa të pabazuara”, ka thënë Selmanaj.

Megjithatë, Selmanaj shtoi se i kanë dërguar një përgjigje Osmanit.

“Vlerësuam që si komisionin t’i japim një përgjigje kryetares ku kërkuam që t’i respektojë ligjet, kushtetutën dhe të veprojë në bazë të funksioneve që ka”, tha Selmanaj.

Sa i përket çështjes së dytë ku deputeti Behgjet Pacolli ka kërkuar interpretim të detyrave dhe funksionit të deputeti,

Selmanaj shtoi se secilit deputet duhet t’i mundësohet ushtrimi i mandatit të tij.

Kurse anëtari i këtij komisioni nga radhët e LVV-së, Artan Abrashi tha se për shkresën e Osmanit për mandatin e deputetit Etem Arifi kanë vendosi unanimisht që të mos trajtojnë këtë çështje, dhe i ftojnë organet kompetente të kryejnë punën e tyre.

“Rasti i parë mendojmë që çështja është e qartë kur kemi të bëjmë me vendimet e formës së prerë nga ana e gjykatës dhe nuk i takon komisionit të bëjë interpretim, tashmë i takon organeve të rendit ta trajtojë. Komisioni me vota unanime ka vendosur që nuk është çështje për trajtim, duke i rekomanduar kryetares së Kuvendit që të ketë parasysh legjislacionin në fuqi”, tha ai.

Abrashi tha se komisioni ka vendosur që deputeti Pacolli të mos pengohet në detyrën e tij.

“Kërkesës se zotit Pacolli ne si VV nuk e kontestojmë imunitetin e deputetit mirëpo nuk mund të trajtohet në këtë komisioni imuniteti shëndetësorë i deputetëve. Komisioni me shumicë votash kërkoi që deputetit të mos pengohet në kryerjen e detyrës edhe pse ai nuk është penguar”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Kalo në kategori