Komisioni për Antikorrupsion do ta njoftojë Prokurorinë për subvencionet e Bashkisë së Shkupit për biçikletat

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do ta njoftojë Prokurorinë Publike se Bashkia e Shkupit ka shpallur konkurs për subvencionimin e biçikletave pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale. Anëtarët e Komisionit njëzëri votoi që të refuzohet ankesa e OBRM-PDUKM-së pasi nuk janë paguar mjetet, por Nuri Bajrami tha se ka lëshime në pajtim me parimin e sundimit të së drejtës, pasi askund nuk është theksuar se pagesa e subvencioneve do të bëhet pas zgjedhjeve.
Ankesë të ngjashme kundër Bashkisë së Shkupit nga OBRM-PDUKM kanë dorëzuar edhe për subvencionet për interier klimatik, por edhe kjo ankesë është refuzuar si e pabazë, pasi Komisioni nuk ka konfirmuar shkelje të Kodit Zgjedhor, në bazë të asaj që është dorëzuar ankesa, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Shkupit Petre Shilegov, i cili ishte i pranishëm në seancë, tha se kanë qenë të vetëdijshëm se me shpalljen e thirrjes publike do të futen në procesin zgjedhor, por tha se publikisht kanë deklaruar se pagesa do të bëhet pas zgjedhjeve. Shilegov tha se ankesat janë politike, e jo juridike, pasi për shpalljen e thirrjes publike kanë votuar edhe këshilltarët e OBRM-PDUKM-së.
Ndryshe, në seancën e sotme Komisioni për Antikorrupsion ka shqyrtuar gjithsej 9 ankesa për keqpërdorime të mundshme në fushatën zgjedhore, të gjitha të dorëzuara nga OBRM-PDUKM. Ankesa e vetme e cila u pranua ishte për keqpërdorimin e zyrave të ndërtesës komunale në Shuto Orizare, për mbajtjen e konferencës për mbështetje të kandidatit Stevo Pendarovski.
Për këtë ankesë Komisioni kërkoi kohë më të gjatë që të konfirmojë gjendjen faktike, pasi nga komuna kanë thënë se ndërtesa shfrytëzohet edhe nga subjekte afariste, për të cilat komuna nuk ka ingerenca./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës