Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka paraqitur para Komisionit Parlamentar për Arsim, Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme, me ç’rast ka theksuar se në procesin e hartimit të projektligjit janë përfshirë të gjithë akterët relevantë të fushës së edukimit për fëmijët e moshës 0-6 vjeç.
Ministrja ka thënë se me këtë projektligj po përmirësojmë bazën e zhvillimit të fëmijëve, ndërsa ka theksuar se ky Projektligj rregullon të gjitha format e ofrimit të shërbimeve të edukimit për më të vegjlit tanë.
Në njoftimin për media të MASHTI-it thuhet se me këtë projektligj synohet të rritet përfshirja e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe projektligji parasheh forma të ndryshme të organizimit të shërbimeve.
Përveç institucioneve parashkollore publike, atyre private, dhe institucioneve parashkollore në partneritet publiko-privat, janë përfshirë edhe forma të reja alternative të organizimit siç janë: institucionet parashkollore brenda institucioneve qendrore, lokale apo korporatave të ndryshme, institucionet me bazë në komunitet dhe forma të tjera alternative që organizohen në bashkëpunim me komunën.
Ndër risitë tjera që sjellë Projektligji, është përcaktimi që edukimi parafillor (mosha 5-6 vjeçare) që aktualisht funksionon në kuadër të shkollave fillore dhe institucionet parashkollore, të bëhet i obligueshëm nga viti shkollor 2023-2024.
“Po ashtu, ministrja theksoi edhe përpilimin e kurrikulës së re të edukimit në fëmijërinë e hershme të bazuar në lojë e në vlera, koordinimin e integrimit ndërsektorial, përkrahjen e edukimit në familje për rëndësinë e zhvillimit dhe investimit në moshën e hershme, aftësimin e dadove profesionale si persona të certifikuar që angazhohen nga familjet, përfshirjen e vullnetarizmit në edukimin në fëmijërinë e hershme.
Ministrja Nagavci përmendi edhe 10 akte nënligjore (Udhëzime Administrative) që planifikohet të hartohen pas miratimit të Projektligjit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të ndihmuar zbatueshmërinë e tij në praktikë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia vazhdon me kontrolle, shqiptoi 2045 gjoba gjatë fundjavës

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Siljanovska-Davkova nënshkruan dekretin për tërheqjen e nëntë ambasadorëve

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Vizita e Rutte në Kosovë – policia me masa të shtuara të sigurisë për delegacionin e NATO-s

Zgjedhjet e 11 Majit, Rama: Mund të mos jem fare në listën e kandidatëve për deputetë

Driton Selmanaj kërkon rinumërim të përgjithshëm të votave dhe përsëritje të votimit të diasporës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa