Pete Davidson dhe Madelyn Cline janë ndarë pas gati një viti lidhje.

Një burim i afërt me ish-yllin e “Saturday Night Live” tha për The US Sun se marrëdhënia e Pete me Madelyn ka mbaruar.


Çifti kishte arritur ta mbante lidhjen private dhe nuk u panë bashkë që nga janari, kur Madelyn mori pjesë në një nga shfaqjet e komedianit.

Screenshot 33 3 Foto: Getty Images

Madelyn u pa për herë të fundit me të në Helium Comedy Club në Filadelfia, Pensilvani.

Pete më parë ishte në lidhje me aktoren Chase Sui Wonders dhe Kim Kardashian para kësaj.

Screenshot 34 3 Foto: Getty Images

Siç kishte raportuar The US Sun, Pete ka jetuar një jetë më private vitin e kaluar.

“Ai nuk bën asgjë këto ditë. Ai qëndron vetëm në dhomën e tij dhe shikon televizion. Nuk del shumë dhe nuk bën asgjë”, kishte deklaruar një burim.

Screenshot 35 3 Pete me të dashurën

Në mars të vitit 2023, Pete dhe e dashura e tij e atëhershme Chase Sui-Wonders, u përfshinë në një aksident me makinë.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës dhe Pete dyshohet se ishte duke ecur me shpejtësi kur humbi kontrollin.

Screenshot 36 3 Pete dhe Chase

Makina u hodh mbi një bordurë dhe u përplas me një hidrant zjarri. /Telegrafi/

Screenshot 37 3 Pete dhe Kim