Kombinimi më i fuqishëm i dimrit: Ja si të visheni që të gjithë t’ju kthejnë kokën

Edhe në ditët e zymta të dimrit është e mundur të dukeni të kuruar deri në detajin e fundit, mjafton t’i kushtoni vëmendje kombinimit të duhur të veshjeve. Kur mungon dielli, të paktën ne mund të shkëlqejmë me stil
Dimri është koha më e bukur për të luajtur me teksturat, ngjyrat dhe shtresimet. Këtë sezon moda është e larmishme dhe çdo grua mund të gjejë diçka që i përshtatet shijes së saj. Sot kemi zgjedhur një kombinim që stilistët e përmendin si “pamjen kryesore të dimrit”, një veshje që duket luksoze, moderne dhe jashtë mase efektive.
Për këtë kombinim ju duhen pantallona të gjera prej lëkure, një triko e trashë ose një bluzë me golf, si dhe një pallto e gjatë elegante. Lëkura mbetet ndër materialet më të kërkuara të sezonit, sidomos ajo në nuanca çokollate ose kafe të errët.
Pantallonat prej lëkure kombinohen në mënyrë perfekte me trikon krem, gri apo në ton identik me pantallonat. Kontrasti mes lëkurës dhe thurjes krijon një efekt të çmuar, të rafinuar dhe vizualisht shumë tërheqës.
Sipër vishni një pallto të gjatë prej leshi, prej lëkure apo edhe të përzier çdo variant jep një pamje të rregullt, të sofistikuar dhe shumë femërore, transmeton Telegrafi.

Ky stil e ka fituar statusin e ikonës së dimrit, sepse i përshtatet çdo moshe dhe çdo forme trupi. Fotot më poshtë tregojnë qartë se si pantallonat prej lëkure, golfat minimalë, trikot e buta dhe palltot strukturore krijojnë një pamje të fuqishme dhe elegante. Me këto veshje, çdo dalje në mëngjes, punë apo mbrëmje shndërrohet në një moment stili.
Këto kombinime vërtetojnë se një gardërobë e thjeshtë mund të marrë një pamje jashtëzakonisht të shtrenjtë kur zgjedhjet bëhen me kujdes: ngjyrat e ngrohta, linjat e pastra dhe aksesorët minimal janë sekreti i elegancës dimërore.








/Telegrafi/

















































