LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja e Sllovenisë ia besoi akomodimin në Kosovë hotelit “Four Points by Sheraton Prishtina City”

Kombëtarja e Sllovenisë ia besoi akomodimin në Kosovë hotelit “Four Points by Sheraton Prishtina City”

Ndeshja e futbollit mes Përfaqësueses së Kosovës dhe Sllovenisë sigurisht se do të mbahet mend për emocionet e shumta që na i ka dhuruar.

Megjithatë, jashtë fushës së gjelbër dhe stadiumit të kryeqytetit, Kombëtarja e Sllovenisë ka hasur në një mikpritje të mirë.

Duke marrë parasysh nivelin, seriozitetin dhe rëndësinë e lartë të ndeshjes, Sllovenia kishte kërkuar një akomodim shumë komod në Prishtinë në mënyrë që lojtarët të pushonin dhe ta shijonin mikpritjen vendore.

Këtë akomodim ata ia besuan hotelit ndërkombëtar “Four Points by Sheraton Prishtina City”, i cili shquhet për rehati, mikpritje e ushqim ekskluziv.

Të kontaktuar nga Telegrafi, përfaqësuesit e këtij hoteli prestigjioz kanë deklaruar se janë ndjerë krenarë që kanë qenë opsioni i parë dhe i vetëm që një ekip i nivelit ndërkombëtar t’ua besojë akomodimin.

Përndryshe, Four Points by Sheraton Prishtina City është në lagjen “Marigona” të Prishtinës dhe funksionon tërësisht me protokollet e brendit “Marriott International”.


Artikull i sponzorizuar