Anëtarja e Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se përkundër që procesi i liberalizimit të vizave konsiderohet si teknik ai është edhe vendimmarrje politike.
Kollçaku, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse procesi shtyhet për vitin tjetër, atëherë nuk do të dimë fare se kur do të ndodhë procesi i liberalizimit të vizave.
“Kemi pasur takime të mbyllura me zyrtarë të vendeve të BE-së, nuk jam shumë optimiste që ky proces do të përfundojë në dhjetor, por është me rëndësi që kjo kohë të shfrytëzohet për korrigjimin e kësaj padrejtësie ndaj Kosovës”, tha Kollçaku, përcjell Telegrafi.
Kollçaku ka thënë se u mendua që kushti kryesor ishte demarkacioni dhe se çështja e vizave ishte e kryer.
“Mbeti kushti kryesor për liberalizimin e vizave që është luftimi i krimit dhe korrupsionit, sidomos i profileve të larta. Nuk kemi asnjë zyrtar të lartë të dënuar për këso lloj veprash”.
Ajo ka thënë se nuk mund të ndahet procesi i vizave nga proceset e tjera negative që po ndodhin në Kosovë.
Deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se ka disa zëra që po mendojnë t’i rievaluojnë edhe disa kushte të përmbushura tashmë për liberalizimin e vizave.
“Një diplomat ishte shprehur shumë i ashpër me ne, duke na thënë se vetëm katër vende janë shprehur në favor të liberalizimit të vizave”, tha ajo përcjell Telegrafi.
Kollçaku ka thënë se skandalet e vazhdueshme të qeverisë aktuale e kanë vështirësuar edhe më shumë procesin e liberalizimit të vizave.
“Është një skandal, ku djali i shefit të AKI-së kapet me armë”.
Ajo ka thënë ministrat e zëvendësministrat me aktakuza po e dëmtojnë procesin.
“Kemi pesë ministra me aktakuzë edhe pse ata janë të pafajshëm deri në përfundim të gjykimit. Por, kush do t’i gjykojë ata? Këto gjykata të kapura nuk sjellin drejtësi”.
“Ndoshta më mirë kemi qenë një muaj më parë se jemi tash në procesin e liberalizimin e vizave”, deklaroi ajo, duke thënë se “tashmë zyrtarët e BE-së po e thonë hapur se Kosova ka shënuar regres në këtë proces”.
Deputetja opozitare ka thënë se është fatkeqësi që Evropa ka dëshirë të marrë nga Kosova “trurin” e saj e nuk dëshiron të marrë punëtorë krahu.
“Të rinjtë që po shkollohen jashtë po dekurajohen të kthehen në Kosovë kur po e shohin se Qeveria po i rrit vetes pagat”, tha më tej Fatmire Kollçaku.
Kollçaku ka thënë se kur një ministër i Drejtësisë dëshiron të jep dorëheqje, e politika nuk e lejon, ky është një alarm.
“Ministri i Drejtësisë dëshiron të dorëhiqet e nuk e lejon politika. Për mua kjo është një indikacion që gjendja është alarmante”, tha ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Askush nuk paraqitet të punojë në administratën publike për 25.000 denarë

Rritet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Mbrojtja e të dhënave personale, mbahet trajnimi për forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve të institucioneve publike

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?