LAJMI I FUNDIT:

Koleksionisti ka vënë në shitje 100 veturat e tij, vlera e tyre arrin në 10 milionë dollarë – fotografitë e disa prej tyre

Koleksionisti ka vënë në shitje 100 veturat e tij, vlera e tyre arrin në 10 milionë dollarë – fotografitë e disa prej tyre

Një koleksionist klasik i makinave është gati të “lirojë pak vend” në garazhin e tij, duke shitur një përzgjedhje të automjeteve të tij – pothuajse 100 prej tyre, në fakt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për francezin Marcel Petitjean, i cili është një ish shofer garash, që po ofron 96 vetura që ai ka mbledhur gjatë 50 viteve të fundit, për ofertuesin më të lartë në një ankand të vetëm më vonë këtë muaj në Gjermani.

Francezi Marcel Petitjean, i fotografuar gjatë ditëve të tij si një shofer garash

Duke shpresuar të krijojë muzeun e tij, ai tani ka vendosur të ndajë rrugët me koleksionin e disa veturave të tij, të cilin ekspertët vlerësojnë se i vlen një total prej rreth 10 milionë dollarë.


Pjesa më e vlefshme në koleksion është ky Mercedes-Benz 300SL Roadster i vitit 1958

Në mesin e automjeteve janë disa Lamborghini, Masaratis dhe Aston Martins me emra të tjerë të famshëm, përfshirë Porsche, Alfa Romeo dhe Jaguar, të cilët do të vendosen edhe “para dhomës së ankandit”.

Një tjetër veturë nga koleksioni është kjo Lamborghini Miura P400 e vitit 1968

Ndërsa fillimisht ishte planifikuar që paraqitja e automjeteve të bëhet para publikut që paguan, të gjithë janë në gjendje origjinale, duke u ruajtur me kujdes në një garazh pa lagështi.

Ekziston edhe një GTS e vitit 1964 Porsche 904 GTS. Ajo është në pronësi të Petitjean që nga viti 1991

Petitjean, me origjinë nga rajoni i Strasburgut, ishte një shofer në garat e makinave sportive dhe ngjitjeve kodrike nëpër Evropë, në vitet 1960 dhe 1970.

Kjo DeLorean DMC-12 e vitit 1981

Pjesa më e vlefshme në koleksion është një Mercedes-Benz 300SL Roadster i vitit 1958 me vlerë rreth 1 milion dollarë, përcjell Telegrafi.

Ky është një Porsche-Diesel Allgaier AP22 i vitit 1956 – një nga dy traktorët klasikë në koleksion që janë bërë nga prodhuesi i ikonave sportive

Një tjetër motor me vlera të larta është një Porsche 904 GTS i vitit 1964 në pronësi të Petitjean që nga viti 1991, i cili do të shitet për rreth 1 milion dollarë.

Dhe nëse dashuroni diçka pak më ndryshe, ka edhe disa traktorë klasikë me emblemën e famshme sportive. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Pasuria neto e Elon Musk ra për 29 miliardë dollarë brenda një dite, pas rënies së vlerës së aksioneve të Tesla

Auto
Donald Trump premton të blejë një Tesla pas rënies së aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike

Donald Trump premton të blejë një Tesla pas rënies së aksioneve të prodhuesit të makinave elektrike

Auto
Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Auto
Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Ford ndalon prodhimin e veturës më të shitur të tij në Evropë

Auto
Kjo makinë klasike Chevrolet Corvette qëndroi në pluhur për 34 vjet, mori një pastrim të thellë dhe duket thuajse e re

Kjo makinë klasike Chevrolet Corvette qëndroi në pluhur për 34 vjet, mori një pastrim të thellë dhe duket thuajse e re

Audi vazhdon të promovojë

Audi vazhdon të promovojë "vagonët" - tani vjen me A6 Avant

Auto
Kalo në kategori