LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni i dimrit me nënshkrimin Mango ka zbuluar çdo gjë të favoritëve të modës për ditët e ftohta

Koleksioni i dimrit me nënshkrimin Mango ka zbuluar çdo gjë të favoritëve të modës për ditët e ftohta

Si një ndër brendët më të popullarizuar sot, Mango çdo sezon sjell trendët më të dëshiruar të modës në edicion të arritshëm që i bën të dëshiruara pothuajse në gardërobën e secilit

Për ditët e dimrit, Mango ka prezantuar modelet e veta të para brenda koleksionit të shkëlqyeshëm, i cili ka lajmëruar edhe një sezon të pasur mode, transmeton Telegrafi.


Edhe pse ato pjesë veshjesh dhe shtesash mode më të mirat dhe më luksozet sapo janë duke ardhur, koleksioni i parë dimëror me nënshkrimin Mango ka sjellë çdo gjë që mund ta dëshirojmë në gardërobë.

Me theksin në pallto dhe xhaketa të ngrohta, të cilat do të jenë pjesë të pashmangshme të çdo kombinimi dimëror, koleksioni Mango është inspiruar me retro estetikën dhe stilin parisian – të bërë bashkë, ata krijojnë tregim të parezistueshëm mode i cili sjell kënaqësi dhe ngrohtësi në ditët e zymta dhe të ftohta të dimrit.

Me pallto të ngrohta, koleksioni dimëror ka vënë në theks tonet e ngjyrave të dheut me shtesën e së zezës dhe të bardhës dhe xhinset e kaltra, trikot dhe modelet trendi të çizmeve me taka të larta.

Me shtesë të dozës së elegancës në funde kadifeje dhe çanta me karakter klasik, modelet e reja Mango do të jenë shtesë e përsosur në çdo dollap për sezonin e dimrit.

/Telegrafi/