LAJMI I FUNDIT:

Kokainë dhe alkool në shtëpinë e Marsida Qatjes, para vrasjes në Kavajë

Kokainë dhe alkool në shtëpinë e Marsida Qatjes, para vrasjes në Kavajë

Përpara se të ndodhte vrasja në shtëpinë e Marsida Qatjes në Kavajë, gruaja dhe miku i saj Bledar Toçi, shef i Sigurisë së Burgut të Durrësit, kishin konsumuar për disa orë alkool dhe drogë.

Ishin mbledhur në shtëpinë e 31-vjeçares në orën 20:30 minuta, në pritje të Dritan Haxhollit, i cili mbeti i vrarë sapo shkeli në shtëpi

Shefin e Sigurisë së Burgut ishte thirrur nga mikja e saj. Ajo kërkonte ndihmë se Dritan Haxholli e kërcënonte, pasi donte një lidhje me të.


Prokuroria thotë se Toçi, disa minuta pasi kishte qëndruar në shtëpi, kishte dalë për të marrë kokainë. Me gjasë e kishte gjetur tek i vëllai, të cilit iu gjet një sasi droge nga policia

Shkojnë njëkohësisht tek e dashura e përbashkët, dy burra në Kavajë përplasen me armë - një i vdekur dhe një i plagosur
Lexo po ashtu Shkojnë njëkohësisht tek e dashura e përbashkët, dy burra në Kavajë përplasen me armë - një i vdekur dhe një i plagosur

Bashkë me ta në shtëpi ishin edhe miqtë e gruas, Ermir Çela dhe Xhulio Biturku.

Prokuroria thotë se Dritan Haxhollin e kishte thirrur Marsida Qatja. Ai kishte shkuar i armatosur. Rezulton se Haxholli ishte në kërkim nga policia, pasi Gjykata e Kavajës e kishte dënuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Detaje të reja nga vrasja në Kavajë
Lexo po ashtu Detaje të reja nga vrasja në Kavajë

Sapo ka shkelur në shtëpi ka nisur një debat mes tij dhe Bledar Toçit. Haxholli ka qëlluar me breshëri automatike, ndërsa efektivi i policisë së burgjeve ka qëlluar vetëm me një plumb pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme

Toçi thotë se ka reaguar për vetëmbrojtje.

Edhe Marsida Qatja tha se ai i kishte mbrojtur atë dhe fëmijën e saj dy vjeç.

Por prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një vrasje me dashje. Hetuesit thonë se përplasja ishte planifikuar.

Familjarët e viktimës kanë kërkuar një hetim të thelluar në këtë drejtim.

Sipas prokurorisë, Toçi ka shkelur ligjin edhe duke marrë me vete armën e shërbimit jashtë vendit të punës.

Për Toçin dhe vëllain e tij, prokuroria mësohet se do të kërkojë nga gjykata mbajtjen në burg. /Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq –  Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve

Lajme
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura

Lajme
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta

Lajme
Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Hovenier këshillon Peter Sorensen, emisarin e ri për dialog: Mos negocio zotime të reja

Lajme
Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Rrokulliset një autobus në Rugovë të Pejës, lëndohen 17 persona

Kronika e Zezë
Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Në tetë komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Lajme
Kalo në kategori