Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në theks të veçantë ka folur për gjendjen e klubeve të Kosovës, duke i inkurajuar Komunat që të rrisin buxhetin e tyre për klubet sportive.

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e 12-të, të mbajtur të hënën, ndër pikat e shumta të Rendit të Ditës, diskutoi edhe për gjendjen e klubeve në Kosovë.


BE i KOK-ut konstatoi se klubet në Kosovë kanë vështirësi në funksionimin e tyre, ku shumë sosh janë në rrezik të shuarjes.

Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut kërkoi nga Komunat e Kosovës të rrisin më shumë buxhetin për klubet sportive.

kok

Po ashtu, Bordi Ekzekutiv formoi një grup punues, i cili do të takohet me të gjithë kryetarët e Komunave, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për tejkalim të kësaj situate.

Shumë klube në Kosovë janë në bojkot, shkaku i gjendjes financiare.

Të tilla janë Besa, Drenica, kurse Vëllaznimi e Ferizaj, po ashtu ka muaj që luajnë pa rroga, sikurse KB Peja.

telegrafi sport app