Kur RB Salzburg erdhi në Anfield në tetor të vitit 2019, ylli në skuadrën e skuadrës mysafire ishte Erling Haaland.
Ndërsa sulmuesi norvegjez arriti të shënonte një gol, por më pas ishte shfaqja e Takumi Minaminos që la përshtypje te tifozët vendas – dhe madje edhe te disa lojtarë vendas.
Ishte një natë dramatike e Ligës së Kampionëve, me Salzburgun që u kthye nga 3-0 për të barazuar për ndeshjen në 3-3.
Minamino ishte i rëndësishëm në përballjen, duke shënuar një gjysmë-volej të mrekullueshëm, para se të ndihmonte Haalandin që të shënonte golin e tij.
Reprezenutesi japonez u nënshkrua më pas nga Jurgen Klopp për një tarifë të vogël prej tetë milionë euro.
Sidoqoftë, në atë mbrëmje nuk ishte vetëm magjia e lojtarit, por edhe mençuria e tij rreth vijave të fushës.
Duke marrë pozicione inteligjente afër vijave anësore, ai kalonte prapa Fabinhos, duke marrë topin 29 herë, ndërsa gjithashtu përfundoi 25 pasime.
Puna e Minaminos pa top ishte po aq mbresëlënëse, duke i lënë të mahnitur të gjithëe në Anfield.
Sipas Liverpool Echo, shfaqja e Minaminos ishte e tillë që një grup lojtarësh të Reds iu lut stafit të trajnerit të nënshkruante me të. /Telegrafi/