LAJMI I FUNDIT:

Koeman u vë një kusht mesfushorëve të Barcelonës para edicionit të ri

Koeman u vë një kusht mesfushorëve të Barcelonës para edicionit të ri

Ronald Koeman po përgatitet për sezonin 2021/22 dhe shpreson që Barcelona mund të përmirësojë atë që arriti gjatë vitit të tij të parë në krye.

Holandezi është duke kërkuar përmirësime në të gjithë fushën dhe u ka bërë thirrje specifikisht disa prej mesfushorëve të tij për të kontribuar me më shumë gola.

“Frenkie de Jong duhet të vazhdojë siç është pasi, pas sezonit të tij të parë, ai ka bërë një hap të madh përpara dhe ai ka më shumë përgjegjësi në ekip”, ka thënë strategu për bashkëkombësin e tij.


“Ai ka përmirësuar daljen përpara dhe ne do të vazhdojmë të punojmë që ai të bëhet edhe më i mirë. Si të gjithë mesfushorët, ai duhet të synojë të shënojë midis tre dhe gjashtë golave”.

“[Pedri], ndërkohë, kishte një Euro 2020 të shkëlqyer. Në vetëm 18 vjeç, pas sezonit që ai kishte, ai po luante me një pjekuri të madhe. Është me të vërtetë e mahnitshme”.

“Ai është akoma duke u përmirësuar dhe është një fëmijë i shkëlqyeshëm, i cili jeton për futbollin. Është turp për ne që ai do të shkojë në Olimpiadë, por ai e di që ne presim shumë prej tij dhe kemi besim tek ai dhe e di se ka një trajner i cili nuk ka frikë të mos u japë lojtarëve të rinj një shans”.

“Pedri ka luajtur shumë. Ne do të duhet t’i japim një pushim [pas Lojërave Olimpike]. Të gjithë kanë nevojë për të gjatë verës. Siç tha Pep Guardiola , të luash dy turne të rëndësishëm gjatë verës është shumë, por nuk mund të bëjmë çdo gjë”, ka shtuar më tej Koeman.

Holandezi ka vlerësuar edhe lojtarët me përvojë si Sergio Aguero dhe Memphis Depay që u transferuan në këtë verë te Barcelona si lojtar të lirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori