LAJMI I FUNDIT:

Koeman dëshiron transferimin e Salah te Barcelona

Koeman dëshiron transferimin e Salah te Barcelona

Barcelona është në kërkim për të blerë një sulmues dhe shumë emra janë lidhur me kalimin te Barcelona.

Lautaro Martinez është dëshira kryesore e kataluansve, por edhe Sadio Mane ka qenë në listën e Ronald Koeman.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Anglia raportojnë se trajneri holandez është duke kërkuar transferimin e Mohamed Salah.


Ylli egjiptian e nisi për mrekulli edicionin e ri në Ligën Premier, duke shënuar një hat-trick në fitoren e Liverpoolit 4-3 ndaj Leeds United.

Sipas asaj që ka raportuar Daily Express, Liverpooli mund ta humbas egjiptianin pasi ai është i tunduar të luaj së bashku me Lionel Messin.

Por problemi kryesor mbetet tek çmimi i lartë i yllit egjiptian dhe Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë financiare.

Mohamed Salah . (Photo by Paul Ellis – Pool/Getty Images)

Salah vlerësohet rreth 170 milionë euro, shumë që është tejet e lartë për skuadrën nga Camp Nou.

Gjithsesi mediat angleze raportojnë se kampioni i shumëfishtë i Spanjës do të tentojë gjatë ditëve në vijim të nënshkruajë me Salah, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori