LAJMI I FUNDIT:

Koeman: Barcelona shpreson se Messi do të luajë në finale ndaj Bilbaos, por vendimi është i tij

Koeman: Barcelona shpreson se Messi do të luajë në finale ndaj Bilbaos, por vendimi është i tij

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman shpreson se Lionel Messi do të jetë i aftë për finalen e Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos, por pranoi që vendimi për të luajtur do të merret nga vet lojtari.

Ylli argjentinas nuk u paraqit në gjysmëfinale kundër Real Sociedad pasi ai vazhdoi të ketë disa probleme me këmbën e tij.

Megjithatë, te Barcelona janë optimist se Messi do të luajë ndaj Bilbaos, por thonë se vendimi do të merret nga vet ai.


Barcelona optimiste për rikthimin e shpejtë të Messit nga lëndimi
Lexo po ashtu Barcelona optimiste për rikthimin e shpejtë të Messit nga lëndimi

“Dje, ai stërviti vetë dhe sot gjithashtu. Ne do të shohim se si do të fillojë me të”, ka thënë fillimisht Koeman në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ai do të ketë fjalën e fundit. Ai e njeh trupin e tij. Duhet të presim dhe të shohim se si përparojnë shqetësimet e tij. Shpresojmë që ai të luajë”.

“Nëse keni lojtarët më të mirë, keni një shans më të mirë për të fituar, dhe madje edhe më shumë nëse keni lojtarin më të mirë në botë”.

“Skuadra është më e fortë me Leon në të, falë krijimtarisë dhe efikasitetit të tij – diçka që nganjëherë na mungon. Por, nëse ai nuk është, një tjetër lojtar do të luajë dhe ne do të luajmë lojën tonë njësoj pa të si me të”.

“Ai duhet të jetë 100 për qind. Nuk është ndeshja e fundit e sezonit, megjithëse vendimi është i tij”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

Cristiano Ronaldo do ta blejë klubin që humbi në dy finale të Ligës së Kampionëve

La Liga
Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

Rikthimi i Neymarit te Barcelona pritet të ndodhë me një marrëveshje 'të jashtëzakonshme'

La Liga
Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Barcelona nën presion pasi PSG synon yllin e tyre me një ofertë prej 100 milionë euro

Ndërkombëtare
Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

Lionel Messi akuzohet për fyerje të rënda raciste

La Liga
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Kalo në kategori