Kosova me kaq shumë kandidatë për kryeministra e me kaq pak konsensus nacional për temat e mprehta që e presin të ardhmen e vendit, flet për fukarallëkun e skajshëm të kreativitetit politik. Në demokracitë e zhvilluara, madje edhe në disa shtete të lodhëta të Ballkanit, siç është bie fjala Maqedonia, në skenë veprojnë jo më shumë se dy opsione politike-ideologjike, të cilat në çdo prag zgjedhjeje në vetvete absorbojnë pastaj një ‘koktej’ grupimesh e formacionesh njerëzish me afinitete pak a shumë të përafërta. Mbi këtë skemë zhvillohet edhe gara e atyre që mendojnë ta udhëheqin qeverinë e ardhshme, kurse gara më tepër është i karakterit konceptual mbi ekonominë, sistemin pensional e shëndetësor, zhvillimin rural e më së paku i karakterit bajraktar.
Ideja për të dalë kandidati për kryeministër nga çdo parti, tregon për një lajthitje që klasa politike e Kosovës e ka futur veten dhe mbarë milieun politik e social të vendit. Nëse krejt kësaj avarie konceptuale dikush do t’i atribuonte cilësime që lidhen gjoja me pluralizmin e ideve dhe me demokracinë e përzgjedhjes brendapartiake, atëherë do të thoshim se pikërisht ky vrap kaq i çmendur për të nxjerrë në garën parazgjedhore kaq shumë kandidatë për kryeministra, shkërmoq madje pluralizmin dhe demokracinë. Nga lodhja irracionale që vjen pas këtij vrapi, pluralizmit dhe demokracisë nuk i mbeten pak brinjë për ta qarkulluar lirshëm frymëmarrjen e ideve dhe platformave zgjedhore.
Askush nuk do ta pranojë hapur, por prirja për të nxjerrë kaq shumë kandidatë për kryeministër, në thelb fsheh një sëmundje tipike shqiptare: më mirë bajraktar në katund e të përçarë, sesa të bashkuar dhe me punë ekipore në qytet. Koalicionet që po bëhen po nxjerrin si nus-produkt rigrupimin e radhës për ta shpëtuar partinë nga erozioni i mëtutjeshëm, e jo për ta projektuar ardhmërinë e Kosovës mbi parametra evropian të zhvillimit. Këto koalicione nuk i bashkon platforma e përbashkët e ideve, e më së paku disa emra që paraqiten në maratonë kah fundi i vrapit, por më tepër i bashkon thesi i shqyer me cukla për të bërë një topth këmbe që do të kënaqte tifozët e një spektakli sportiv diku në një fshat të braktisur të Kosovës.
Në Kosovë ende ka sasi të mëdha të vullnetit irracional për të formuar parti politike në çdo lagje dhe nahi, dhe për rrjedhojë çdonjëri që merret sot me politikë veten nesër e sheh lider. Fundja, asgjë s’ka të keqe të kesh ambicie lideriste, por kur kjo bëhet pa e konsoliduar mirë skenën politike me shtyllat kryesore të ‘brumit’ ideologjik-politik, atëherë i bie që në fund të gjithë të ngelin të uritur nga buka e ‘pa ardhur’ që shtrohet në sofrën e vobektë të ideve e koncepteve.
Në fund duhet të pajtohesh me trohat që krijohen nga fërkimet jokonceptuale të lojtarëve të vegjël të cilët veten e paramendojnë yje të mëdhenj të politikës. Për t’i ikur këtij erozioni simbiozash të çuditshme politike, Kosovës i kanë mbetur edhe pak orë për të shpëtuar garën zgjedhore nga fiaskoja morale e përfaqësimit të panatyrshëm të elektoratit, me një kosto që nesër askush nuk do ta merr për sipër ta kalkuloj si dështim personal. Te shqiptarët gjithmonë të tjerët i kanë fajet!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij