Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) përmes një komunikate për media thotë se, po e përcjell me shqetësim publikimin në disa media online të lajmit dhe videos për rastin e pretendimit për ngacmim seksual të një të miture, në oborrin e një shkolle fillore në Prishtinë.
KMShK thotë se sheh me shqetësim publikimin e fakteve rrethanore që zbulojnë lehtë identitetin e të miturve të përfshirë në rast.
“Në çdo rast mediat duhet të shfaqin kujdes fillimisht në moszbulimin e asnjë fakti apo rrethane që çon në identifikimin e të miturve, e më pas ngjarjen duhet plasuar sipas rregullave etike të mediave të shkruara dhe online”, thuhet në reagim.
Më tej, KMShK pohon se ” zbulimi i fakteve rrethanore mund të çojë shumë lehtë tek zbulimi i identitetit të të miturve dhe, rrjedhimisht, pasojat për jetën e fëmijëve dhe të familjeve të tyre”.
“Kapitulli VI i Kodit të mediave të shkruara në mënyrë shumë të qartë përcakton raportimin për të mitur në rastet kur janë viktima, dëshmitarë apo kur dyshohen ose janë kryes të veprimeve të pahijshme, përfshirë veprat penale. Kodi përcakton që: gazetat, portalet dhe agjensitë e lajmeve në asnjë mënyrë nuk do të identifikojnë fëmijët nën moshën 18 vjeçare, të cilët janë të përzier në vepra penale, qoftë si dëshmitarë, apo të pandehur”, vijon reagimi.
Tutje, në reagim thuhet se ” trajtimi i rrëfimeve mbi tragjeditë personale duhet të zhvillohet me kujdes, ndërkohë që ndaj individëve të prekur me tragjedi duhet pasur qasje mirëkuptimi dhe diskrecioni”.
“Andaj, KMShK iu bën thirrje mediave që kanë raportuar për rastin pa u mbështetur në kodin e etikës, që të përmirësojnë raportimin, respektivisht të mos publikojnë informata që zbulojnë identitetin e të miturve të përfshirë në rast, kurse videon e postuar ta largojnë nga web platformat dhe faqet e tyre në rrjetet sociale”, thuhet më tej në reagim.
Ndryshe, sot në media është raportuar për një rast të abuzimit seksual në shkollën Faik Konica në Prishtinë. Për këtë rast është publikuar edhe një video./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët