Vdekjet në vendin e punës, mungesa e sigurimit shëndetësor, sigurime sociale, mungesa e kontratave të punës, pagesat jodinjitoze, mosrespektim i Ligjit të Punës, ditëve të pushimit, etj., ishin temat që janë diskutuar gjatë takimit të përfaqësuesve të KMDLNJ-së me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi.
Sipas KMDLNJ–së shqetësimi më i madh janë vdekjet në vendet e punës.
“Shqetësimi më i madh i KMDLNJ–së aktualisht janë vdekjet e mëdha në vendet e punës, e që për këtë vit, deri më tani janë gjashtë raste. KMDLNJ edhe më parë ka reaguar për këtë fenomen dhe numri i vdekjeve të këtij viti është mjaft shqetësues dhe në shifër i lartë. Edhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi u pajtua që ky numër dhe fenomen është shqetësues dhe që duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje institucionale dhe të të gjithë akterëve tjerë që mund të ndihmojnë për këtë çështje. Gjithashtu, mjaft i lartë është numri i lëndimeve në punë. Në vitin 2018 kanë ndodhur 33 raste të lëndimeve në punë”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Në fund të takimit, KMDLNJ ka dal me disa propozime konkrete që do të kontribuonin në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.
Njoftimi i plotë i KMDLNJ-së
Në takim u diskutua edhe për punëtorët dhe kushtet e punës tek kompanitë e sigurimit fizik të cilët nuk marrin pagë të dinjitetshme dhe u mungojnë kushtet e punës. Edhe numri i konsiderueshëm i punëtorëve të angazhuar të cilët nuk kanë kontrata pune, sidomos në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe autolarjet.
Inspektorati i Punës ka numër të vogël të inspektorëve të cilët angazhohen në terren. Në përgjithësi, gjatë vitit realizohen numër i konsiderueshëm i inspektimeve mirëpo, për shkak të mungesës së inspektorëve, kushteve të punës për ta, mungesë e automjeteve dhe kushteve të punës në zyrë, është e pamundur të mbulohen të gjitha rastet. KMDLNj kërkon nga Qeveria e Kosovës që të shtojë buxhetin për Inspektoratin e Punës për angazhim të një numri më të madh të inspektorëve, blerje të një numri të veturave apo edhe skuterëve që do të lehtësonte efikasitetin e inspektimeve në terren.
BSPK duhet të jetë mekanizmi më efikas për mbrojtje të të drejtave të punëtorëve e që deri tani, për shkaqe objektive dhe subjektive nuk e ka treguar efikasitetin e duhur.
Një rol të veçantë në këtë fushë kanë Oda Ekonomike dhe Shoqatat e Ndërtimtarëve të cilët janë faktorë që mund të ndikojnë tek bizneset dhe anëtarët e tyre që të parandolohen rastet e lëndimeve në punë dhe për punëtorët të veprohet sipas ligjeve konkrete.
KMDLNj vlerëson se mungon edukimi i përgjithshëm sa i përket sigurisë dhe shëndetit në punë. Prandaj, rekomandojmë që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të fusë në kurrikulë shkollore lëndën e sigurisë dhe shëndetit në punë që ishte edhe propozim i Inspektoratit të Punës.
KMDLNj bënë apel tek Gjykatat që rastet e vdekjeve apo të lendimeve në vend të punës t’i trajtojë me prioritet.
KMDLNj ka bashkëpunim të mirë me Inspektoratin e Punës ku i adreson ankesat e të punësuarve që u shkilen të drejtat e njeriut, si adresa më kompetente për këtë çështje.
KMDLNJ, gjatë këtij takimi doli edhe me disa propozime konkrete që do të kontribuonin në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve sikur edhe për forcimin e meknizmave të monitorimit dhe sanksionimin e punëdhënësve të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm të cilët, deri me tani nuk janë sanksionuar në përputhje me pasojat që kanë shkaktuar duke i shkelur në mënyrë flagrante të drejtat e punëtorëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!
Shtëpia juaj e ardhshme që është aq afër zemrës së qytetit sa është afër natyrës - Kompleksi Linda
Reshitaj: Po punojmë që ta ndërpremë përdorimin e thëngjillit në Kosovë
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s
Grand Residence – Stil modern i jetës në zemër të Prizrenit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë