Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) kanë reaguar në lidhje me rrezikshmërinë e punëtorëve në ndërtimtari, pasi sipas tyre “Ndërtimtaria në vend është rrezikuesi më i madh i jetës së punëtorëve”.
Sipas një reagimi për media thuhet se Kosova në përgjithësi kurse Prishtina në veçanti janë shndërruar në kantiere ndërtimi ku punohet pa orar, në ditë feste, ditë pushimi, në kushte të rënda atmosferike dhe, madje punohet edhe gjatë natës.
Tutje përmes reagimit të tyre thonë se numri i lartë i vdekjeve dhe rasteve që kanë pësuar lëndime në vendin e punës, dhe dy rastet e kësaj jave (në Prizren dhe në Gjilan) janë dëshmi që gjendja në këtë sektor nuk është përmirësuar fare.
Lexoni të plotë reagimin e KMLDNJ-së:
Në Kosovë nuk paraqet lajm nëse ndonjë punëtor lëndohet, bëhet i paaftë përjetësisht për punë apo edhe e humb jetën për faktin se punëdhënësi nuk siguron kushte për punë për të punësuarit, nuk kanë kontrata pune, nuk kanë sigurime shëndetësore e mos të flasim për sigurime të jetës. Në 99 % të rasteve e pësojnë punëtorët në 1 % të rasteve dënohen simbolikisht punëdhënësit për të vazhduar “vallen e vdekjes“ të atyre që për shkak të kushteve të rënda ekonomike detyrohen që të punojnë në kushte skajshmërisht të rrezikshme për jetën, pa pasur fare siguri dhe pa u kompensuar familjet për humbje të jetës.
Kosova në përgjithësi kurse Prishtina në veçanti janë shndërruar në kantiere ndërtimi ku punohet pa orar, në ditë feste, ditë pushimi, në kushte të rënda atmosferike dhe, madje punohet edhe gjatë natës pa pasur aspak konsideratë për sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Trafiku është shndërruar në kaos ku kamionët e shumtë me dhe dhe materiale inerte, cisternat me betone dhe mekanizmi ndërtues i rëndë, qarkullojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, pa një orar të caktuar dhe pa kufizime drejtimesh kah mund të lëvizin. Jo rrallë kemi raste kur nga kamionët derdhet dheu apo materiali inert apo kur nga gypi i betonjerkës rrjedhë betoni që, përveç se e ndotin rrugën, në shumë raste edhe e dëmtojnë! Për KMDLNj-në është brengosëse humbja e jetës të punëtorëve, e në disa raste në mesin e të cilëve ka persona të mitur. Inspektorati i Punës së Kosovës nuk ka kapacitet t’i mbulojë të gjitha vend punimet për shkak se numri i inspektorëve është në shpërputhje të madhe me kërkesat për inspektim. KMDLNj, gjithashtu shpreh mospajtim të madh për dënimet e shqiptuara e të cilat janë tejet simbolike. KMDLNj ka kërkuar dhe e përsërit se duhet t’u heqjet licenca e punës për punëdhënësit që nuk sigurojnë kushte për punë me ç’rast rrezikohet jeta e të punësuarve. Gjithashtu, KMDLNj ka kërkuar që dënimet në të holla të jenë shumë më të larta dhe nga ato mjete të grumbulluara të krijohet një Fond për ata që e pësojnë dhe familjet e tyre. Për një punëdhënës që qarkullon dhjetëra milionë euro në fushën e ndërtimtarisë, dënimi prej 5 apo 10,000 euro është dënim për kafe prandaj edhe ka përsëritje të rasteve. Është e pabesueshme që edhe pas të gjitha jetëve të humbura për shkak të kushteve të punës, askush të mos ketë përgjegjësi para ligjit. Shteti duhet të gjejë një mënyrë që familjet që e humbin anëtarin e familjes duhet të kompensohen dhe ta kenë një pension, jo më të vogël se paga e një të punësuari në ndërtimtari. Ose duhet të ashpërsojë gjobat në rast të humbjes së jetëve apo lëndimeve, ose duhet të rrisë taksat për leje ndërtimi e që një pjesë do të derdheshin në Fondin e viktimave të ndërtimtarisë por edhe në vendet e tjera të punës e ku përgjegjësia është e punëdhënësit. Edhe planifikuesit më amatorë e kanë të qartë se Prishtina nuk ka nevojë për aq shumë ndërtime të banesave me ç’rast po rrënohen lagje të tëra, disa e japin tokën apo shtëpinë me vet dëshirë kurse disa të tjerë janë të kushtëzuar për faktin se këto ndërtime ua bëjnë jetën të pajetueshme duke ua ngushtuar hapësirën jetësore. Ka shumë dyshime se përmes këtyre ndërtimeve kaotike po bëhet pastrimi i parave dhe, deri më tani nuk është bërë asnjë hetim për këtë dhe se kush janë realisht pronarë të tokave. Prandaj, edhe po lejohen të gjitha këto raste që po përfundojnë me dhjetëra e dhjetëra punëtorë, kryesisht raste sociale, që e humbin jetën dhe shumë të tjerë lëndohen në vendin e punës.
Numri i lartë i vdekjeve dhe rasteve që kanë pësuar lëndime në vendin e punës, dhe dy rastet e kësaj jave (në Prizren dhe në Gjilan) janë dëshmi që gjendja në këtë sektor nuk është përmirësuar fare dhe është alarmi i fundit për veprim dhe masa konkrete. KMDLNj vlerëson se, nëse nuk ndërmerren masat parandaluese për sigurimin e kushteve të mira për punë, humbja e jetëve do të vazhdojë kurse, të gjithë ne që e kemi një përgjegjësi, do të merremi me reagime gjykuese dhe me pasoja, që do të jenë shumë më të rënda nëse kemi parasysh që kantieret e ndërtimit kanë metastazuar dhe janë shtrirë pothuajse në çdo pjesë të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje