KMDLNJ me anë të një komunikate për media ka reaguar në lidhje me të burgosurit në Dubravë të cilët janë të punësuar dhe gëzojnë beneficione që i kanë fituar me sjellje të mirë dhe punë.
Të dënuarit i deklaruan KMDLNj-së se u janë pakësuar të drejtat që i kishin më parë sikur pushimi vjetor në shtëpi (më parë ishte pushim 21 ditë kurse tani parashihen 7 ditë), si dhe moslejimi i pakove ushqimore. Të burgosurit e Burgut të Dubravës, gjatë vizitës së KMDLNj –së i kishin tri kërkesa themelore:
1. Që t’u kthehen beneficionet e mëparshme të fituara me punë dhe sjellje të mirë e që në të njejtën kohë do të ishte inkurajim për të burgosurit e tjerë të sillen mirë dhe ta pranojnë programin e risocializimit.
2. Kërkuan që çdo të burgosuri që punon dhe sillet mirë t’i falen tre (3) muaj për çdo vit të mbajtjes së dënimit, si lirim i mëhershëm.
3. Kanë kërkuar që Lirimi me Kusht të jetë funksional dhe që përfitues të këtij lirimi pasi t’i kenë vuajtur 2/3 e dënimit të jenë më shumë të dënuar.
“Në ndërkohë patëm rënien e qeverisë dhe kërkesa e të dënuarve nuk u trajtua deri në formimin e qeverisë së re, ndërse u gjend një zgjidhje e përkohshme për pakot ushqimore. Me formimin e qeverisë Haradinaj kërkesa e drejtë e të dënuarve të burgut të Dubravës (dhe burgjeve të tjera) ende nuk është trajtuar prandaj të dënuarit e rifilluan grevën duke i ripërsëritur kërkesat (të drejta sipas KMDLNj –së) dhe tani mbi 140 të burgosur janë në grevë pune”, thuhet në reagim të KMDLNJ-së.
Sipas KMDLNJ-së greva e të dënuarve në Dubravë i nxjerr shumë probleme Shërbimit Korrektues të Kosovës i cili nuk mban përgjegjësi për gjendjen e krijuar sepse e paralizon punën në kuzhinën e burgut, në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe shërbimeve tjera që i kryejnë të dënuarit që punojnë e tash janë në grevë pune.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i përkrah kërkesat e drejtat të të dënuarve në Burgun e Dubravës dhe kërkon që përmes amandamentimit të Ligjit kundërshtues të krijohet një hapësirë që do të ishte e pranueshme për të burgosurit dhe të drejtat e tyre sikur që edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës të ketë përgjegjësi dhe mundësi shtesë për trajtimin e personave që meritojnë të jenë përfitues të beneficioneve.
“Ata që kanë plotësuar kushtet, kanë shfrytëzuar pushimin vjetor në shtëpi, jo më pak se 18 ditë pune. Të burgosurit që punojnë në institucionet e mbajtjes që menaxhohen nga SHKK, duhet t’i gëzojnë të drejtat e parapara me Ligjin e Punës, përjashtuar këtë lartësinë e kompensimit”, thuhet në deklaratë.
KMDLNj do t’i përkrah të drejtat e personave të privuar nga liria për aq sa kundërshtimet dhe kërkesat e të burgosurve të jenë të qeta.
KMDLNj është kundër eskalimit të situatës dhe në çastin kur situata përshkallëzohet, KMDLNj nuk do t’i përkrah këto kërkesa.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët