LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Superligës së Turqisë, Hatayspor vendos të mos vazhdojë garat, drejt kësaj rruge edhe Gaziantep

Klubi i Superligës së Turqisë, Hatayspor vendos të mos vazhdojë garat, drejt kësaj rruge edhe Gaziantep

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Buyukeksi, ka folur për situatën e Hatayspor dhe Gaziantep FK, të cilat po kalojnë një proces mjaft të vështirë për shkak të ndeshjeve të shtyra këtë javë dhe fatkeqësisë së tërmetit.

Sot ka përfunduar takimi mes Federatës Turke të Futbollit dhe Unionit të Klubeve, ku u njoftua se Hatayspor nuk dëshiron të luajë më ndeshje këtë sezon, ndërsa në këtë rrugë duket edhe Gaziantepspor.

“Ne i kemi shtyrë ndeshjet tona që do të luhen këtë javë dhe për javën e ardhshme. Dhimbja jonë është e madhe. Prandaj, ne kemi vendosur që nga sot të fillojmë ndeshjet tona nga data 3 dhe 4 mars”.


“Klubi Hatayspor dërgoi një letër sot. Na njoftoi se nuk do të luajë ndeshjet e tyre të këtij sezoni. Nëse edhe Gaziantep FK dëshiron të tërhiqet nga kampionati, ne planifikojmë të vazhdojmë me 17 ekipe”, deklaroi Buyukeksi.

Te Gaziantep luan Valmir Veliu i cili ka kaluar nga Llapi në kampionatin turk këtë vit.

Vendim për tërheqje nga garat ka marr edhe skuadra e Ligës së Dytë turke, Yeni Malatyaspor. Për fat të keq, Malatyaspor humbi edhe portierin Turkaslan si pasojë e tërmetit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Kaos tek Real Madridi, pesë yje rrezikojnë suspendimin ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Statistikat e tmerrshme të Neymarit në ndeshjen e tij të dytë me Santos

Ndërkombëtare
“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

“Nuk mund të krahasohemi me ta”, Guardiola me fjalë të mëdha për Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori