Kryetari i klubit ELITA, Zejd Rexhepi, sot ka bërë të ditur se është fituar beteja gjyqësore e tij ndaj Komunës së Çairit, për objektin e klubit, që sipas tij, ''u uzurpua para 16 muajve nga banda e Çairit nën urdhërin e Izet Mexhitit'', njofton Telegrafi Maqedoni.

Në profilin e tij në Facebook, Rexhepi thotë se dita e sotme është dita e fillimit të rënimit të mafias urbane dhe krimit të organizuar të Izet Mexhitit, pasi që Gjykata e Shkupit vendosi që t'ia kthej objektin shoqatës ''Klubi Elita''.


Ndryshe, Zejd Rexhepi është njëri nga themeluesit e Lëvizjes BESA./Telegrafi/