LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Sancho është njëri ndër talentët më të mëdhenj në Evropë

Klopp: Sancho është njëri ndër talentët më të mëdhenj në Evropë

Jurgen Klopp ka thënë se Jadon Sancho është njëri ndër talentët më të mëdhenj në botën e futbollit.

Sulmuesi i talentuar shkëlqeu në fitoren 3-2 të Borussia Dortmundit ndaj Liverpoolit, e që trajnerin gjerman kishte vetëm lëvdata për anglezin.

I pari i The Reds, që ishte trajner i skuadrës gjermane, ka deklaruar se 19-vjeçari mund të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në vitet e ardhshme.


Jadon Sancho kundër Liverpoolit (Foto: Joe Robbins/Getty Images/Guliver)

“Shpejtësia dhe kontrolli që ka mbi trupin e tij, e bën atë si një lojtar unik dhe të rrezikshëm për kundërshtarët”, ka thënë Klopp pas humbjes nga ish-skuadra e tij.

“Të jesh i mirë në hapësira të mëdha dhe ato të vogla, të bën një lojtar shumë interesant dhe të kërkueshëm nga të gjithë – kështu është Jadon”.

Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në botë momentalisht - Mbappe i pari, Messi i katërti, Ronaldo as në 'top 10'
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më të vlefshëm në botë momentalisht - Mbappe i pari, Messi i katërti, Ronaldo as në 'top 10'

“Në vitet e ardhshme ai mund të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë. Është kënaqësi ta shikosh atë duke luajtur”, ka shtuar më tej gjermani.

Jadon Sancho është bërë cak i shumë skuadrave në këtë afat kalimtar, mirëpo Dortmundi po refuzon ta shesë në këtë verë edhe pse i ka caktuar një vlerë prej 100 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori