Pas fitores ndaj Crystal Palace ka folur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Përveç rrjedhës së takimit, ai ka folur edhe për thashethemet e Philippe Coutinhon te Real Madridi dhe Nathaniel Clyne te Barcelona.


"Sa ndeshje kemi luajtur? Nëntë? Nëntë takime dhe ende flasim për këto gjëra".

“Kjo është diçka e mirë, është mirë kur flitet për Realin dhe Barcën, vetëm klubet e mëdha", ka thënë Klopp.

Liverpooli aktualisht renditet në vendin e tretë me 23 pikë, aq sa Arsenali dhe Manchester City në vendet e para. /Telegrafi/

telegrafi sport app