LAJMI I FUNDIT:

Klopp: E admiroj futbollin e Sarrit, Chelsea është për titull

Klopp: E admiroj futbollin e Sarrit, Chelsea është për titull

Jurgen Klopp dhe Liverpooli kanë zbarkuar në Londër, ku do t’i zhvillojnë dy ndeshje brenda pak ditësh ndaj Chelseat.

Përballja e parë zhvillohet të mërkurën në Kupën e Ligës, ndërsa në fundjavë për Ligën Premier.

Klopp e sheh Chelsean si favorit për titull, por ka edhe fjalë të mira për trajnerin Maurizio Sarrin.


“Flitet gjithmonë që favoritë për titull janë Liverpooli dhe Manchester City, por të gjithë harrojnë të përmendin Chelsean”.

“Është një skuadër që luan një futboll mjaft të bukur dhe për më tepër, ka në përbërje lojtarë, shumica e të cilëve e kanë fituar titullin kampion më shumë se një herë në karrierën e tyre”.

“E admiroj futbollin që bën Sarri, pasi e kam ndjekur edhe te Napoli, ku aplikonte një lojë spektakolare”.

“Gjithsesi ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është fakti që ka arritur të përçojë në mënyrë shumë të shpejtë idetë e tij te lojtarët e Chelseat, të cilët tashmë po luajnë po kaq bukur”, ka thënë trajneri i “The Reds”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ish-ylli i Arsenalit në gjyq me babanë: E braktisën si foshnjë dhe tani po i kërkojnë para

Ndërkombëtare
Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

Real Madridi ka vendosur të ndahet me tre lojtarë në verë

La Liga
Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

Barcelona e bën prioritet transferimin e Julian Alvarezit, i ofron Atleticos para dhe një futbollist

La Liga
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
FIFA do të diskutojë ndryshimet revolucionare në rregullat e futbollit më 1 mars

FIFA do të diskutojë ndryshimet revolucionare në rregullat e futbollit më 1 mars

Ndërkombëtare
Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Arsenali përgatit një ofertë prej 75 milionë eurosh për yllin e Barcelonës

Premier League
Kalo në kategori