Nuk ndodh shpesh që në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës të mos presësh me muaj, apo edhe vite, për shërbimin e caktuar.
Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji është ndër të paktat me një listë të shkurtër të pacientëve në pritje.
“Nuk isha shumë keq në aspektin shëndetësor për të pritur tri javë. Nuk më është dukur shumë e gjatë kjo pritje”, thotë Basrije Hoxha.
Kjo grua në të 50-tat kishte ndarë terminin për datën 17 tetor, për të kryer gastroskopinë – një ekzaminim i pjesës së sipërme të traktit tretës.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se ishte ndarë e kënaqur me rregullin dhe shërbimin që i ishte ofruar në këtë klinikë.
Ngjashëm shprehet edhe Adile Hajdari, 63 vjeçe, e cila po priste të kryente kolonoskopinë, apo një kontroll të zorrës së trashë.
Ajo vinte nga Komuna e Podujevës, rreth 30 kilometra larg Prishtinës.
“Jam përgatitur dhe kam ardhur ta kryej këtë punë”, thotë Hajdari, duke treguar se pas caktimit të terminit ka pritur vetëm dy ditë pune.
Fatlinda Krasniqi thotë se terminin për gastroskopi ka arritur ta bëjë në ditën që i është përshtatur asaj.
“Trajtimi këtu në klinikë ishte i duhur, i mirë dhe i saktë. Terminin e kam caktuar në kohën kur më ka konvenuar mua, për shkak të punës – gjë për të cilën kam hasur në mirëkuptim”, thotë kjo 30-vjeçare.
Pritjet nga disa muaj në disa ditë
Në këtë klinikë, ku kryesisht bëhet diagnostikimi dhe trajtimi i çrregullimeve të traktit tretës, pritjet e pacientëve, deri para një viti, kanë zgjatur deri në tetë muaj apo më shumë.
Drejtoresha Fitore Komoni thotë se, aktualisht, për kolonoskopi duhet pritur tri ditë – derisa të bëhen gati pacientët; për gastroskopi pritet më së shumti dhjetë ditë, ndërsa rastet urgjente, sipas saj, trajtohen brenda ditës.
Komoni thotë se investimet në infrastrukturë dhe hapja e më shumë sallave për punë, kanë bërë që stafi dhe klinika që udhëheq ajo, të japin rezultate, përkatësisht të zvogëlojnë listën e pritjes së pacientëve. Por, sipas saj, janë edhe disa faktorë të tjerë:
“Në radhë të parë është bashkëpunimi kolegial. Kjo ka një vlerë të madhe. Është një strategji, e cila kërkon mirëkuptim normalisht dhe mund të madh”.
“Po ashtu, këtu kanë kontribuar edhe investimet nga menaxheria. Por, ajo çka është më e rëndësishme, është mbajtja e ambientit pozitiv në punë dhe largimi i stresit. Mendoj se këto elemente sjellin deri te suksesi”, thotë Komoni.
Arbër Veliu, ushtrues i detyrës së shefit të njësisë së endoskopisë në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji, thotë se pritjet e pacientëve për endoskopi, apo ekzaminim të pjesës së brendshme të organeve, i ka zvogëluar “menaxhimi i duhur”.
“Unë i bëj gati 20 vjet që kam hyrë në punë këtu. Për herë të parë, pritja për procedura endoskopike është minimale. Do të thotë, 4-5 ditë, një javë… Dhjetë ditë janë rekord”, thotë Veliu.
Gjatë një dite, në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji kryhen mbi 20 ekzaminime me terminë. Ndërsa, në 6-mujorin e parë të këtij viti, atje janë realizuar në total rreth 1.000 gastroskopi dhe 700 kolonoskopi.
Për njërin prej këtyre shërbimeve, pacienti duhet të paguajë 10 euro.
REL është interesuar për çmimet në spitalet private dhe ka gjetur se në njërin prej tyre në Prishtinë, gastroskopia kushton 150 euro, kurse kolonoskopia 200 euro.
“Nuk kam pritur organizim të mirë”
Javën e kaluar, kur REL vizitoi këtë klinikë, aty ishte i shtrirë edhe Selatin Shala, 50 vjeç. Ai jeton në Arabinë Saudite, por gjatë pushimeve në Kosovë ka pasur probleme shëndetësore dhe i është dashur të shtrihet në Kliniken e Gastroenterologjisë.
“Shërbimet kryhen brenda ditës. Kam pasur nevojë për kontroll të zemrës, brenda ditës ka ardhur kardiologu. Kam pasur nevojë për kontroll të mushkërive, brenda ditës e kanë sjellë pulmologun… Do të thotë, është një organizim tepër i mirë, që nuk e kam pritur”, thotë Shala.
Klinika e Gastroenterologjisë me Hepatologji ka afro 40 shtretër. Ajo përbëhet nga katër njësi organizative: njësia e gastroenterologjisë, njësia e hematologjisë, njësia endoskopike dhe shërbimi ambulator.
Gjendja në disa klinika të tjera të QKUK-së duket ndryshe. Pacientët në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare presin me muaj apo vite për t’iu nënshtruar operacioneve.
Si arsye për këtë është përmendur shpesh mungesa e mjekëve, sidomos e anesteziologëve.
Krizë për anesteziologë dhe infermierë
Në disa raste është përmendur edhe mbingarkesa në klinikat e QKUK-së me pacientë nga të gjitha komunat, edhe pse shumë nga spitalet rajonale të Kosovës i ofrojnë njësoj të gjitha shërbimet.
QKUK-ja ua “merr” pacientët spitaleve rajonale
Në një deklaratë të mëhershme të Ministrisë së Shëndetësisë për Radion Evropa e Lirë është thënë se përmirësimi i cilësisë së shërbimeve në QKUK “është paraparë të bëhet përmes decentralizimit të sistemit spitalor dhe riorganizimit të QKUK-së, si dhe fuqizimit të spitaleve rajonale dhe të sistemit shëndetësor lokal”.
Kosova ka shtatë spitale rajonale: në Pejë, Gjilan, Gjakovë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj e Vushtrri./REL
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj