LAJMI I FUNDIT:

Klekovski: Nga e hëna do të kthehen pacientët parë që janë për kurim jashtë vendit

Klekovski: Nga e hëna do të kthehen pacientët parë që janë për kurim jashtë vendit

Nga e hëna priten kthimet e para nga jashtë të pacientëve të lënduar që janë dërguar për trajtim pas zjarrit në Koçan. Kështu ka bërë të ditur drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai tha se trajtimi i pacientëve do të vazhdojë në vend, duke qenë se trajtimi i djegieve është një proces që mund të zgjasë disa muaj.

“Duhet të mendojmë për 150 të lënduar të cilët do të kenë nevojë për kujdes dhe trajtim të zgjatur. Po flasim për transplantim të lëkurës, po flasim për rehabilitim. Pra, po, duhet të mendojmë se si do t’i kthejmë fëmijët tanë dhe mendoj se kthimet e para do t’i kemi që të hënën”, tha drejtori Klekovski.

Ai siguron se në vend ka mjekë që mund të merren me trajtimin e djegieve, pasi pjesë e ekipit që punoi në qendrën e vetme të djegieve në kuadër të Klinikës së Sëmundjeve Kirurgjike “Shën Naum Ohri” është ende aktiv në spital, edhe pse qendra është e mbyllur që nga viti 2016.


Drejtori Klekovski po ashtu tha se mjekët tanë kanë pasur ndihmë nga ekipi i Akademisë Mjekësore Ushtarake në Beograd që po ndihmonin në “8 Shtator”, por pas dy ditëve të para janë dashur të largohen sepse numri i pacientëve në Beograd është rritur. Mjekët maqedonas thanë se kanë marrë ndihmë edhe nga një ekip nga Republika Çeke, i cili ka punuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, si dhe kanë ndihmuar edhe tre ekipe nga Izraeli.

Gjithsej 106 persona të lënduar janë dërguar për trajtim jashtë vendit gjatë pesë ditëve të fundit. Prej tyre, 30 janë në Serbi, 15 në Bullgari, katër në Slloveni, pesë në Kroaci, 12 në Greqi, katër në Itali, gjashtë në Austri, katër në Belgjikë, katër në Lituani, 12 në Turqi, dy në Suedi, gjashtë në Hungari dhe dy në Poloni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm

Lajme
Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Politikë
Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Kronika e Zezë
Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Pas certifikimit të rezultateve, Kurti: Qeveria kaloi në fazën kalimtare të funksionimit si qeveri në detyrë

Lajme
Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Rrëfimi i babait të cilit iu mor djali nga duart, pas 26 vjetësh i zhdukur u identifikuan mbetjet e tij

Sociale
Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false

Kronika e Zezë
Kalo në kategori