Kuvendi i Kosovës sot në orën 11:00 mban seancë plenare, ku pritet të zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Albin Kurti.

Qeveria Kurti pritet t'i ketë 2 zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra, raporton Telegrafi.


Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane.Haki Abazi- Zëvendëskryeministër

Glauk Konjufca- Ministria e Punëve të JashtmeAlbulena Haxhiu- Ministria e DrejtësisëBesnik Bislimi- Ministria e FinancaveRozeta Hajdari- Ministria e Ekonomisë  Arben Vitia- Ministria e ShëndetësisëBlerim Reka- Ministria e Integrimeve Evropiane  Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheqë me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Mbrojtjes, Arsimit, Kulturës dhe të Bujqësisë.

Emrat e LDK-së për postet qeveritare janë:

Avdullah Hoti – Zv. kryeministër i parëLumir Abdixhiku – Ministër i InfrastrukturësAgim Veliu – Ministër i Punëve të BrendshmeAnton Quni – Ministër i MbrojtjesHikmete Bajrami – Ministre e ArsimitVlora Dumoshi – Ministre e KulturësBesian Mustafa – Ministër i BujqësisëNë Qeveri parashihet të jenë edhe tre ministra nga radhët e minoriteteve./Telegrafi/