LAJMI I FUNDIT:

Kjo është përgjigjja e Komunës së Tetovës për protestën e prodhuesve të shalqirit

Kjo është përgjigjja e Komunës së Tetovës për protestën e prodhuesve të shalqirit

Komuna e Tetovës ka sqaruar me qëndrimin e tyre gjithë procedurat për të cilat sot në mëngjes protestuan prodhuesit e shalqirit në Tetovë, për siç u ankuan ato, mungesë të kushteve dhe vendeve për të shitur produktet e tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protestë para Komunës së Tetovës (Foto)
Lexo po ashtu Protestë para Komunës së Tetovës (Foto)

”Si pasojë e aksionit të Sektorit për punë të brendshme në Tetovë për mënjanimin e shitësve ambulant me shumicë të produkteve sezonale nga rrugët e qytetit të Tetovës, sot një grup i shitësve protestuan përpara objektit të Komunë së Tetovës për të shprehur pakënaqësinë e tyre nga ky aksion. Përfaqësuesit e shitësve u pritën në takim nga ana e autoriteteve komunale, me ç’rast u dëgjuan kërkesat e tyre dhe u diskutuan mundësitë për një zhgjidhje afatshkurte të problemit të tyre rreth gjetjes të një lokacioni adekuat ku ata do të munden të ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik, në mënyrën e cila nuk do të pengonte komunikacionin dhe qarkullimin e lirshëm të këmbësorëve në trotoaret dhe rrugët qendrore të qytetit.”

”Vlen të theksohet fakti, se Komuna e Tetovës, respektivisht NPK Tetova 3 vite më parë bëri promovimin e tregut të hapur me shumicë, në hapësirën përballë stacionit të autobusëve në Tetovë, mirëpo ky lokacion nuk u mirëprit nga shitësit ambulant të cilët me çdo kusht kërkonin të shisnin produktet e tyre në bulevardet dhe rrugët më të frekuentuara në qytet, dukuri kjo e cila nga ana tjetër vështirësonte qarkullimin dhe rrjedhën normale të komunikacionit dhe qytetarëve.”


”Komuna e Tetovës gjithnjë ka pasur qasje inkluzive dhe pozitive ndaj kërkesave të të gjithë qytetarëve e veçanërisht ndaj shitësve sezonal të produkteve bujqësore, duke pasur parasysh edhe respektuar elementin social dhe ekonomik të kësaj veprimtarie. Andaj besojmë që në ditët në vijim me angazhimin e të gjitha palëve do të gjendet një zgjidhje optimale rreth këtij problemi thuajse 20 vjeçarë në komunën e Tetovës!” thonë nga Komuna e Tetovës për këtë protestë. /Telegrafi/

Nuk ka zgjidhje për bujqit e Porojit dhe Xhepçishtit, paralajmërojnë protesta të reja
Lexo po ashtu Nuk ka zgjidhje për bujqit e Porojit dhe Xhepçishtit, paralajmërojnë protesta të reja

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori