LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gjendja hidrologjike në Maqedoni

Kjo është gjendja hidrologjike në Maqedoni
Foto: Ilustrim

Gjendja momentale hidrologjike në Maqedoni është stabile me nivelin e ujit të lumenjve të cilët janë shumë të ulët dhe nën vlerën mesatare për këtë periudhë të vitit. Nga ky aspekt rrjedhat më të mëdha dhe pellgjet e tyre kanë kapacitet të mjaftueshëm për pranimin e reshjeve që janë paralajmëruar dhe tani për tani janë të sigurta në pikëpamje të daljes së tyre nga shtrati apo përmbytjeve lokale, njoftuan sot në mëngjes nga Drejtoria e Punëve Hidrometrologjike.

Sipas parashikimit të sinoptikëve janë paralajmëruar reshje të shiut lokale me intensitet (në disa vende edhe mbi 30 l/m2) kështu që mund të paraqesin rrezik për rrjedhat e vogla me pellgje të vogla lumi.

Sipas parashikimit të sinoptikëve reshjet e shiut priten që të jenë më të rrëmbyeshme dhe më intensive në pjesët juglindore të vendit kështu që apelojnë për kujdes tek lumenjtë më të vegjël në pjesën e masivit të Kozhufit (lumi Boshavë, Doshnicë, Kovanskë, Sermenskë, Konjska dhe Petrova) në luginën e Gjevgjelisë -Vallandovës (pellgjet e lumit Anska, Poganska dhe Luda Mara), në pellgun e lumit Strumicë rrjedha e ujit në pjesën e maleve të Malleshevisë dhe Ograzhdenit si dhe në pellgun e lumit Bregallnica.


Nga DPHM thonë se nëse reshjet e shiut janë më intensive dhe të përqendruara në mjediset urbane mundet që të krijohet rrjedhje e shpejtë në disa vende ku rrjeti atmosferik i kanalizimi nuk ka fuqi të madhe lëshimi dhe kapacitet për këto lloj reshjesh intensive të shiut.

Gjatë natës në pjesët juglindore priten reshje të rrëmbyeshme lokale dhe për këtë DPHM paralajmëron lëvizje të kujdesshme afër lumenjve të vegjë ku pritet ardhja e shpejtë e ujërave dhe mund të ketë rrezik për paraqitjen e rrëshqitjeve të dheut dhe shembjeve. Veçanërisht, siç theksojnë, duhet të kihet kujdes në lokacionet ku rrjedhat e ujit priten nga rrugë dhe kalime të ndryshme dhe ku ka çfarëdo lloj ngushtimi të drejtimit të ujit./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori