Site icon Telegrafi

Kjo është e vërteta rreth kërcënimeve me jetë të argjentinases që u shpall ‘Mis Kosova 2016’

Para pak ditësh, Camila Barraza është zgjedhur ‘Miss Kosova 2016’.

Mediat argjentinase kishin raportuar se ajo ka marrë kërcënime prej bashkëkombësve të Argjentinës.

Por, kjo del të mos jetë e vërtetë pasi që bukuroshja ka mohuar një gjë të tillë për NIN të Klan Kosovës.

“Kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam marr kërcënime”, ka thënë ndër të tjerash Barraza, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu U shpall më e bukura e Kosovës, por nuk ka shtetësi (Foto)

Kujtojmë se Radio Wtcv ka shkruar se Camila ka marrë mesazhe kërcënuese pas triumfit në Kosovë.

“Njerëzit janë të frustruar dhe më dërgojnë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale. Kam frikë edhe për familjen time, atje në Argjentinë. Por do të luftoj deri në fund që Argjentina ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Barraza për Radiowtcv. /Telegrafi/

Exit mobile version