LAJMI I FUNDIT:

Kjo është biografia e zonjës së parë, Lumnije Thaçi

Kjo është biografia e zonjës së parë, Lumnije Thaçi

Pas një muaji do ta nisë rrugëtimin e saj presidencial si Zonja e Parë e Kosovës. Por, që 19 vite i qëndron përkrah presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Gërxhaliu-Thaçi, ndonëse ishte martuar në një periudhë të vështirë me presidentin e zgjedhur Hashim Thaçin, kur ai ishte një i përndjekur politik për shkak të angazhimit dhe bindjeve të tij politike, ajo i qëndroi gjithnjë afër duke e përkrahur në rrugën që kishte zgjedhur.

28 korriku i vitit 1997 ishte dita kur ata kurorëzuan dashurinë dhe së bashku kanë 19 vite martesë.

Presidentit të zgjedhur, Hashim Thaçit, asokohe i ishte dashur që përkohësisht të vendosej në Zvicër për shkak të dënimit me 10 vite burgim në mungesë nga regjimi serb. Ceremonia e martesës së tyre ishte e pamundur që të zhvillohej në Kosovë, prandaj zonja e parë i ishte bashkuar Thaçit në Zvicër, i cili pas pak kohësh ishte rikthyer në Kosovë për t’u bërë pjesë aktive e luftës së UÇK-së, raporton KP.


Por, kush është Zonja e Parë e Kosovës?

Lumnije Gërxhaliu-Thaçi, ka lindur në Vushtrri më 12 dhjetor 1971. Ka magjistruar në drejtimin “Banka, Financa dhe Kontabilitet” në vitet 2007-2009. Pas magjistraturës së parë, në vitet 2009-2011 ka magjistruar edhe në drejtimin “Menaxhment” dhe tash është kandidate për PhD në Ekonomi.

Ajo është ligjëruese e lëndëve ekonomike në kolegjin “Fama” në Prishtinë.

Zonja e Parë e Kosovës, që nga viti 2012 merret edhe me aktivitete humanitare dhe sensibilizuese për dukuri të ndryshme që ndërlidhen me fëmijët dhe është kryetare e fondacionit “Fëmijët e Kosovës”.

Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë kanë edhe një djalë, Endritin, i cili ka lindur më 13 prill 1999 dhe tash i mbush 17 vjet.

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
Kate Hudson nudo në vaskë, i shihet gjithçka (Foto +18)

Kate Hudson nudo në vaskë, i shihet gjithçka (Foto +18)

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” - banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Magazina
Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Unikkatili prek me fjalët për të vëllanë: Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotur i shihni vetëm ti dhe Zoti

Magazina
Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë në përpjekje për të shpëtuar martesën me Cristina

Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë në përpjekje për të shpëtuar martesën me Cristina

Magazina
Kalo në kategori